Premtimi i Erdoganit për anëtarësimin e Suedisë në NATO
(last modified Sat, 08 Jul 2023 08:41:47 GMT )
Korrik 08, 2023 10:41 Europe/Tirane
  • Premtimi i Erdoganit për anëtarësimin e Suedisë në NATO

Presidenti i Turqisë e shtyu vendimin për anëtarësimin e Suedisë në NATO për të ardhmen.

Turqia është kundër anëtarësimit të Suedisë në NATO dhe ka përmendur lirinë e veprimit të anëtarëve të Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit (PKK) dhe mbështetësve të saj në këtë vend si arsye për kundërshtimin e saj ndaj kërkesës së Stokholmit.  Natyrisht, përsëritja e fyerjes së Kuranit të Shenjtë në Suedi është gjithashtu një nga arsyet e refuzimit të Ankarasë për të pranuar kërkesën e suedezëve. Në deklaratat e tij të fundit, presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan i kërkoi Suedisë të distancohet nga grupet terroriste në mënyrë që të përmbushë dëshirën e saj për t'u anëtarësuar në NATO. Erdogan tha: Ai do të marrë vendimin më të mirë për anëtarësimin e Suedisë në NATO. Erdogan në Stamboll theksoi; Ne do ta diskutojmë këtë çështje (anëtarësimin e Suedisë në NATO) me partnerët tanë dhe do të marrim vendimin më të mirë, cilido qoftë ai. Samiti i vendeve anëtare të NATO-s është planifikuar të mbahet më 11 dhe 12 të këtij muaji (korrik). Ky takim do të mbahet në Vilnius, kryeqyteti i Lituanisë.

Tags