Marrëveshja e Turqisë për anëtarësimin e Suedisë në NATO
(last modified Tue, 11 Jul 2023 07:26:57 GMT )
Korrik 11, 2023 09:26 Europe/Tirane
  • Marrëveshja e Turqisë për anëtarësimin e Suedisë në NATO

Turqia ka pranuar të mbështesë Suedinë për t'u bashkuar me aleancën ushtarake të NATO-s.

Sipas Guardian, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg njoftoi se Turqia ka pranuar të mbështesë Suedinë për t'u bashkuar me aleancën ushtarake të NATO-s. Kjo mbështetje konsiderohet një zhvillim i madh në prag të takimit të NATO-s. Stoltenberg në një konferencë për shtyp në Vilnius, Lituani, pas takimit me Erdogan dhe kryeministrin e Suedisë tha: Kam kënaqësinë të njoftoj se presidenti turk Erdogan ka rënë dakord të dërgojë protokollin e anëtarësimit të Suedisë në NATO në Asamblenë e Madhe Kombëtare sa më shpejt të jetë e mundur dhe do të punojë ngushtë me anëtarët e parlamentit për të siguruar miratimin e tij. Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan më parë sugjeroi se Suedia mund të anëtarësohet në NATO vetëm në këmbim të hapjes së rrugës për anëtarësimin e Turqisë në Bashkimin Evropian. Edhe pse marrëveshja e Erdoganit është një hap i madh përpara për anëtarësimin e Suedisë në NATO, kjo nuk do të thotë se Suedia do të bëhet menjëherë anëtarja e ardhshme e aleancës së NATO-s. Stoltenberg nuk dha një afat kohor specifik se kur Erdogan do ta çonte dokumentin në parlamentin turk, ku parlamenti turk do të duhet  të votojë për ta miratuar atë. Edhe pse Hungaria nuk ka votuar ende për të miratuar anëtarësimin e Suedisë, kryeministri Viktor Orbán ka premtuar se do ta bëjë këtë së shpejti. NATO gjithashtu në një deklaratë njoftoi se në takimin e Stoltenberg, Turqia dhe Suedia gjithashtu ranë dakord të vazhdojnë bashkëpunimin në fushën e luftës kundër-terrorizmit dhe NATO do të krijojë një koordinator të ri të posaçëm për luftën kundër-terrorizmin.  Suedia dhe Turqia ranë gjithashtu dakord për të rritur bashkëpunimin e tyre ekonomik. Për më tepër, Suedia do të mbështesë në mënyrë aktive përpjekjet për të rigjallëruar procesin e pranimit të Turqisë në BE.  Ndërkohë, presidenti amerikan Joe Biden, i cili të martën në mbrëmje është planifikuar të takohet me Erdogan, përshëndeti angazhimin e presidentit turk për të mbështetur anëtarësimin e Suedisë në NATO, duke thënë:  “Jam gati të punoj me Turqinë për të forcuar mbrojtjen dhe fuqinë parandaluese.  Kryeministri britanik Rishi Sonak gjithashtu në Twitter shkroi:  “Ky është një moment historik për NATO-n që do të na bëjë të gjithëve më të sigurt.  Suedi, mezi presim praninë tuaj në union”.  Ministrja e Jashtme gjermane Analena Baerbock gjithashtu në Twitter shkroi:  Së fundi, ekziston një mënyrë e qartë për Turqinë për të ratifikuar anëtarësimin e Suedisë në NATO.  Të gjithë së bashku jemi më të sigurt.  Urime, Suedi!

Tags