Bashkimi Evropian dënoi ashpër sulmin terrorist në Shahcheragh
Bashkimi Evropian dënoi ashpër sulmin terrorist në faltoren e shenjtë Shahcheragh në Shiraz, pas të cilit dy persona ranë dëshmorë.
Sipas raportit të Agjencisë Ndërkombëtare të Lajmeve Tasnim, Peter Stano, zëdhënësi për politikën e jashtme të Bashkimit Evropian, njoftoi se blloku dënon ashpër sulmin terrorist në faltoren e shenjtë Shahcheragh në Shiraz. Ai në rrjetin social X ka shkruar: “Bashkimi Evropian dënon ashpër sulmin terrorist të së dielës në faltoren e shenjtë Shahcheragh në Shiraz. Ky është një shembull tjetër i terroristëve që synojnë civilët e pafajshëm". Ai shtoi gjithashtu se Bashkimi Evropian shpreh ngushëllimet e tij për familjet e viktimave. Mbrëmë, gjatë një sulmi të armatosur të një terroristi në faltoren e Hazretit Ahmad bin Musa Shahcheragh, dy persona kanë rënë dëshmorë dhe 7 persona janë plagosur. Terroristi është arrestuar dhe ndodhet nën mbajtjen e organeve përkatëse. Sipas burimeve të agjencisë së lajmeve Tasnim, terroristi i arrestuar dje është personi i quajtur S. Aslamyar me origjinë Taxhike dhe nga provinca Badakhshan. Në këtë operacion terrorist, ai mbante një armë kallashnikov dhe 240 fishekë, por ai mundi të gjuante vetëm 11 plumba kur forcat e sigurisë mbërritën për ta arrestuar.