Intensifikohen marrëdhëniet e ftohta midis Rusisë dhe Moldavisë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i147610-intensifikohen_marrëdhëniet_e_ftohta_midis_rusisë_dhe_moldavisë
Ministria e Punëve të Jashtme e Moldavisë njoftoi largimin e 22 diplomatëve rusë nga ky vend.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Gusht 15, 2023 05:47 Europe/Tirane
  • Intensifikohen marrëdhëniet e ftohta midis Rusisë dhe Moldavisë

Ministria e Punëve të Jashtme e Moldavisë njoftoi largimin e 22 diplomatëve rusë nga ky vend.

Sipas agjencisë së lajmeve Reuters, 22 diplomatë rusë u larguan të hënën nga Kishinau, kryeqyteti i Moldavisë dhe me përkeqësimin e marrëdhënieve mes dy vendeve, në Moldavi mbetën vetëm disa punonjës të ambasadës ruse. Autoritetet moldave pretenduan se reduktimi i stafit të ambasadës ruse nga 80 në 25 persona do të krijojë barazi me nivelin e stafit të ambasadës moldave në Moskë. Moldavia, e cila është një nga vendet e pavarura të ish-Bashkimit Sovjetik, është prekur nga lufta e Rusisë në Ukrainë dhe presidentja e vendit, Maia Sandu, e prirur nga mbështetësit perëndimorë të Ukrainës, ka dënuar sulmin dhe ka akuzuar Moskën se po përpiqet të destabilizojë vendin e saj. Sipas këtij raporti, 23 punonjës të ndihmës teknike dhe familjeve të tyre u është kërkuartë largohen nga Moldavia së bashku me diplomatët rusë. Ministria e Jashtme e Moldavisë ka njoftuar se jo më shumë se 10 diplomatë rusë dhe 15 pjesëtarë të stafit mbështetës mund të qëndrojnë në Kishinau. Edhe pse në fillim të luftës në Ukrainë, qeveria e Moldavisë me orientim perëndimor shmangi shprehjen e mbështetjes për Kievin për të ruajtur paqen në kufijtë e saj, por pasi u pranua kërkesa e Kishinaut për të qenë kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian, ajo ka mbajti një qëndrim të ashpër kundër Moskës.