Numri i të vdekurve nga stuhia në Libi ka kaluar mbi 2000
(last modified 2023-09-12T07:15:23+00:00 )
Shtator 12, 2023 09:15 Europe/Tirane
  • Numri i të vdekurve nga stuhia në Libi ka kaluar mbi 2000

Numri i të vdekurve nga uragani Daniel në Derna të Libisë vazhdon të rritet.

Udhëheqësit lokalë në qytetin lindor Derna thonë se mijëra njerëz janë të zhdukur pasi dy diga të vjetra u shembën gjatë natës dhe rreth 2,000 njerëz rezultojnë të zhdukur pas stuhisë së fuqishme që shkaktoi përmbytje katastrofike në qytetin lindor Derna të Libisë, raportoi Guardian. Osama Hamad, kryeministri i qeverisë me seli në lindje të Libisë, pas shirave të rrëmbyeshëm që ranë si pasojë e stuhisë mesdhetare Daniel, tha se më shumë se 2000 njerëz janë vrarë dhe mijëra njerëz janë të zhdukur vetëm në qytetin e Dernas. Zyrtarë të qeverisë libiane njoftuan se përveç 2000 të vdekurve në qytetin Derna, që ndodhet në lindje të vendit, nga përmbytjet janë zhdukur plotësisht edhe disa lagje të këtij qyteti me një popullsi prej disa mijëra banorësh. Një zyrtar i qytetit Derna gjithashtu njoftoi se më shumë se 7 ndërtesa, disa prej të cilave janë 14 kate, janë shembur plotësisht dhe mund të shkaktojnë një fatkeqësi njerëzore në këtë qytet. Sipas tij, forcat e qeverisë libiane po tentojnë të hyjnë në qytet, por për shkak të prishjes së urave të komunikimit, kjo detyrë po përballet me vështirësi të mëdha. Agjencitë e ndihmave dhe shtetet e pasura të Gjirit Persik si Emiratet e Bashkuara Arabe po nxitojnë të dërgojnë ndihma urgjente në rajon dhe zyrtarët lokalë thonë se kanë nevojë për barela, ushqim dhe ujë. Abd al-Hamid al-Dabibah, kreu i Qeverisë së Unitetit Kombëtar të Libisë, pas vdekjes së një numri qytetarësh libianë në lindje të vendit për shkak të stuhisë dhe përmbytjeve, shpalli tri ditë zie publike.

Tags