Vazhdon ndihma financiare evropiane për palestinezët
(last modified Tue, 10 Oct 2023 09:14:30 GMT )
Tetor 10, 2023 11:14 Europe/Tirane
  • Vazhdon ndihma financiare evropiane për palestinezët

Komisioni Evropian të hënën u tërhoq nga pezullimi i ndihmës për palestinezët, duke thënë se ajo do të vazhdojë.

Sipas Guardian, Komisioni Evropian përmes një deklarate njoftoi se ndihma financiare për palestinezët do të rishikohet, duke shtuar: "Aktualisht nuk do të ndërmerret parasysh asnjë pagesë.  Por këto pagesa nuk do të pezullohen.   Komisioneri Evropian për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, Olivér Várhelyi, të hënën në rrjetin social X, në të njëjtën kohë kur u përshkallëzua konflikti mes Hamasit dhe Izraelit njoftoi se komisioni do të pezullojë të gjithë ndihmën financiare për zhvillimin e rajonit. Zëdhënësi i Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Peter Stano, në takimin e tij të përditshëm me gazetarët, duke dënuar sulmin e Hamasit ndaj Izraelit, tha se Komisioni Evropian do të marrë vendimin përfundimtar duke marrë parasysh të gjitha aspektet e projekteve të tij financiare në Rripin e Gazës.  Megjithatë, Josep Burrell, kryediplomati i BE-së, i cili ndodhet në Oman për një takim me shtetet e Gjirit Persik, theksoi se ndihma humanitare për palestinezët nuk do të pezullohet.  "Pezullimi i pagesave - për të ndëshkuar të gjithë popullin palestinez - do të dëmtonte interesat e BE-së në rajon" tha ai.

Tags