Rezoluta e OKB-së për mos vendosjen e armëve ushtarake në hapësirë
(last modified 2023-12-05T07:13:47+00:00 )
Dhjetor 05, 2023 08:13 Europe/Tirane
  • Rezoluta e OKB-së për mos vendosjen e armëve ushtarake në hapësirë

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara miratoi një rezolutë që u bën thirrje vendeve me aftësi hapësinore të mos vendosin armë ushtarake në hapësirë.

Sipas Agjencisë së Lajmeve Mehr, cituar nga Itar Tass, Asambleja e Përgjithshme e OKB-së në mbledhjen e saj të përgjithshme miratoi një projekt-rezolutë që ndalon çdo vendosje të armëve ushtarake në hapësirë.  Kjo rezolutë, titulli i së cilës është “Jo vendosjes së armëve në hapësirë”, u miratua me 127 vota pozitive, 50 vota negative dhe 6 abstenime. Teksti i kësaj rezolute u përpilua nga Rusia, Bjellorusia, Kina, Kuba, Koreja e Veriut dhe Egjipti. Rezoluta u bën thirrje të gjitha vendeve, veçanërisht atyre me aftësi hapësinore, që të marrin në konsideratë opsionin e angazhimit politik për të mos vendosur armët e para në hapësirë. Rezoluta gjithashtu bazuar në këtë projekt kërkon fillimin e shpejtë të punës për një projekt-marrëveshje për të parandaluar vendosjen e armëve në hapësirë ​​, i cili u përgatit nga Rusia dhe Kina dhe u prezantua në vitin 2008 në Konferencën për Çarmatimin.

Tags