Ndihma ushtarake prej 250 milionë dollarësh për Ukrainën në vitin 2023
(last modified Thu, 28 Dec 2023 09:25:04 GMT )
Dhjetor 28, 2023 10:25 Europe/Tirane
  • Ndihma ushtarake prej 250 milionë dollarësh për Ukrainën në vitin 2023

Sekretari amerikan i Shtetit të enjten në mëngjes njoftoi për një paketë të re ndihme ushtarake për Ukrainën me vlerë 250 milionë dollarë.

Sipas agjencisë së lajmeve Fars, "Anthony Blinken" sekretari amerikan i Shtetit të enjten në mëngjes dhe në ditët e fundit të vitit 2023, njoftoi për një paketë ndihme ushtarake me vlerë 250 milionë dollarë për Ukrainën. Blinken tha se kjo është paketa e fundit e ndihmës ushtarake amerikane të këtij viti për Ukrainën. Paketa përfshin municione të mbrojtjes ajrore, predha artilerie dhe municione të sistemit "Himars". Ndërsa e quajti ndihmën ushtarake amerikane për Kievin jetike për luftën e Ukrainës me Rusinë, ai deklaroi: "Një koalicion prej më shumë se 50 vendesh është duke ofruar mbështetje jetike për forcat ukrainase." Sekretari i Shtetit i SHBA-së gjithashtu shtoi: "Është e rëndësishme që Kongresi [SHBA] të veprojë menjëherë dhe sa më shpejt që të jetë e mundur për të mundësuar ndihmën për Ukrainën e cila është e nevojshme për të mbrojtur veten dhe për të siguruar të ardhmen e saj dhe  interesat e sigurisë kombëtare. Më parë, Moska e kishte paralajmëruar Uashingtonin se nëse Perëndimi keqpërdor asetet e bllokuara të Rusisë për të mbështetur luftën në Ukrainë, ajo do të ndërpresë marrëdhëniet diplomatike me Shtetet e Bashkuara. Ndërkohë, disa zyrtarë në qarqet politike amerikane në një propozim kanë thënë se vendi duhet të bllokojë 300 miliardë dollarë nga fondet rezervë të Bankës Qendrore Ruse dhe t’ia japë Kievit për t'i bërë presion Moskës që të largohet nga Ukraina.

Tags