Ukraina paralajmëron mungesë municionesh ndërsa Rusia njofton kapjen e një fshati
(last modified Fri, 19 Jan 2024 06:18:29 GMT )
Janar 19, 2024 07:18 Europe/Tirane
  • Ukraina paralajmëron mungesë municionesh ndërsa Rusia njofton kapjen e një fshati

Ukraina ka paralajmëruar aleatët e saj perëndimorë të udhëhequr nga SHBA se forcave të Kievit po u mbaronin municionet, ndërsa trupat ruse kanë bërë përparime të reja ushtarake në frontin e luftës.

Ministri i luftës i Ukrainës u tha aleatëve perëndimorë të Kievit të enjten se forcat e Kievit po përballeshin me një mungesë "shumë reale dhe urgjente" municionesh.

"Mungesa e municioneve është një problem shumë real dhe urgjent me të cilin po përballen forcat tona të armatosura aktualisht," tha Ministri i Mbrojtjes i Ukrainës Rustem Umerov në një mesazh të postuar në rrjetin X, pasi foli me lidhje video në një mbledhje të vendeve aleate të udhëhequr nga Franca dhe Shtetet e Bashkuara.

Që kur Rusia nisi operacionin e saj special ushtarak në Donbas në shkurt të vitit 2022, aleatët perëndimorë të udhëhequr nga SHBA-ja kanë furnizuar Kievin me dërgesa të shumta armësh dhe municionesh me vlerë miliarda dollarë.

Megjithatë, Kievi ka kërkuar më shumë.

Pavarësisht dërgesave të mëdha të armëve dhe municioneve të vendeve aleate në Ukrainë, forcat e Kievit kanë dështuar të bëjnë ndonjë përparim të rëndësishëm në vijën e parë të frontit, duke i shtyrë politikanët perëndimorë të ngrenë dyshime dhe pyetje rreth kostos dhe përfitimit në lidhje me vazhdimin e luftës me prokurë kundër Rusisë.

Ndërkohë, rusët njoftuan të enjten se trupat e tyre kishin kapur fshatin e vogël Vesele, 20 km në verilindje të qytetit Bakhmut, në Ukrainën lindore.

“Në drejtimin e Donjeckut, si rezultat i aksioneve të suksesshme të njësive të trupave të Grupit Jugor, u çlirua vendbanimi Vesele në Republikën Popullore të Donetskut”, njoftoi Ministria e Mbrojtjes e Rusisë.

 

Tags