Janar 27, 2024 09:39 Europe/Tirane
  • Vendimi i Gjykatës së Hagës; Pika e kthesës në kërkimin e drejtësisë për popullin palestinez

Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë ka nxjerrë një vendim paraprak për ankesën e Afrikës së Jugut kundër regjimit sionist lidhur me gjenocidin në Gaza.

Po kalon muaji i katërt i luftës së regjimit sionist kundër Gazës. Ministria e Shëndetësisë e Gazës njoftoi, se numri i dëshmorëve palestinezë në agresionin e regjimit pushtues që nga 7 tetori ka arritur në 26083 dëshmorë dhe 64487 të plagosur.  Pas vazhdimit të krimeve të regjimit sionist kundër Gazës dhe gjenocidit kundër palestinezëve në këtë rrip, Afrika e Jugut paraqiti një ankesë kundër regjimit sionist në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë e cila dje nxori verdiktin paraprak i cili ka disa pika të rëndësishme.

Së pari; Izraeli pësoi humbjen e parë në gjykatë sepse gjykata refuzoi kërkesën e Izraelit për të mos pranuar ankesën e Afrikës së Jugut. Gjykata deklaroi juridiksionin e saj për të trajtuar ankesën dhe sqaroi se Afrika e Jugut ka të drejtë të padisë Izraelin në këtë gjykatë. Gjykata gjithashtu deklaroi se raportet e Afrikës së Jugut ishin të arsyeshme dhe të faktueshme dhe duhet të merren parasysh.

E dyta; Gjykata e Hagës nxori një vendim dhe njoftoi se ka juridiksion për të trajtuar çështjen e gjenocidit ndaj palestinezëve nga Izraeli, të paraqitur nga Afrika e Jugut. 16 nga 17 gjyqtarët e gjykatës besojnë se Izraeli duhet të ndalojë aktet e gjenocidit dhe shkatërrimit fizik në Rripin e Gazës. Prandaj, edhe pse gjykata njoftoi se “nuk do të japë aktgjykim nëse ka ndodhur apo jo gjenocidi”, por kryerja e gjenocidit është e qartë për anëtarët e gjykatës, pasi në vazhdim të vendimit të djeshëm thuhet: “Populli Palestinez kanë të drejtë të lirohet nga krimi i gjenocidit."

E treta; Me vendimin, topi është në fushën e Izraelit, sepse regjimit iu dha një muaj afat që "të marrë menjëherë masat e nevojshme për të siguruar nevojat humanitare të popullit të Gazës" dhe gjithashtu "të marrë masat e nevojshme për të parandaluar krimet e gjenocidit kundër popullatës civile. Ndërkohë vazhdimi i krimeve të Izraelit kundër Gazës mund të ketë pasoja ligjore për këtë regjim.

E katërta; Izraeli është dënuar shumë herë në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara për krimet kundër Gazës, por rezolutat e asamblesë nuk janë detyruese. Kjo përkundër faktit se vendimet e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë janë të detyrueshme. Prandaj, Izraeli tani duhet të vendosë se si të përgjigjet. Izraeli duhet të raportojë në gjykatë brenda një muaji të gjitha masat e përkohshme të zbatuara.

E pesta; Vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë i imponon Izraelit detyrime ligjore ndërkombëtare, por nuk ka asnjë mekanizëm zbatues për të. Prandaj, është e mundur që Izraeli, me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara dhe disa vendeve evropiane, të refuzojë zbatimin e vendimit, ashtu siç më parë me mbështetjen e ish-qeverisë amerikane kishte refuzuar zbatimin e Rezolutës 2334 të Këshillit të Sigurimit. Nëse regjimi sionist refuzon të zbatojë vendimin e gjykatës, do të vihet në pikëpyetje besueshmëria e sistemit ndërkombëtar dhe veçanërisht e institucioneve të tij ligjore.

E gjashta; Duke qenë se aktgjykimi fillestar i gjykatës është nxjerrë në kohën kur lufta është ende në vazhdim dhe nuk ka asnjë shenjë të përfundimit të saj, ai konsiderohet si një lloj risie dhe pikë kthese. Edhe qeveria e Afrikës së Jugut iu përgjigj vendimit të Gjykatës së Hagës dhe tha: “Ne mirëpresim masat e përkohshme të vendosura nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë kundër Izraelit. Ky vendim është një fitore vendimtare për sundimin e ligjit dhe një moment historik i rëndësishëm në zbatimin e drejtësisë për popullin palestinez. “Sami Abu Zahri”, një nga liderët e lëvizjes Hamas, gjithashtu e konsideroi vendimin fillestar të Gjykatës së Hagës për gjenocidin e regjimit sionist në Gaza si një zhvillim të rëndësishëm për izolimin e regjimit sionist dhe ekspozimin e krimeve të këtij regjimi në Gaza.

Tags