Britania nuk do të dërgojë trupa tokësore në Jemen
(last modified Thu, 01 Feb 2024 18:58:08 GMT )
Shkurt 01, 2024 19:58 Europe/Tirane
  • Britania nuk do të dërgojë trupa tokësore në Jemen

Britania ka vendosur të mos dërgojë trupa tokësore në luftimet kundër luftëtarëve Houthi në Jemen.

Ky vendim u njoftua nga zëvendëskryeministri Oliver Dowden, i cili më pas theksoi:

“Le të jemi absolutisht të qartë që në fillim. Nuk kemi asnjë plan për të vendosur trupa në terren në Jemen”.

Sky News shkruan se ai ka deklaruar më tej se sulmet ajrore kishin për qëllim zvogëlimin e aftësisë së forcave jemenase për të kërcënuar anijet në Detin e Kuq dhe jo për të dëbuar grupin Ansarallah, i cili është përballur me një fushatë 8-vjecare bombarduese saudite.

Shtetet e Bashkuara dhe Britania, që nga janari, kanë goditur objektivat e lëvizjes popullore Ansarallah në Jemen me sulme ajrore pas muajve të sulmeve të jemenasve ndaj anijeve tregtare në Detin e Kuq.

Ansarallah thotë se sulmet, të cilat kanë ndërprerë tregtinë globale, janë një përgjigje ndaj sulmit të Izraelit ndaj Gazës.

 

Tags