Kushtet e Stoltenberg për anëtarësimin e Ukrainës në NATO
(last modified Fri, 16 Feb 2024 07:08:18 GMT )
Shkurt 16, 2024 08:08 Europe/Tirane
  • Kushtet e Stoltenberg për anëtarësimin e Ukrainës në NATO

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s tha: Nëse të gjithë anëtarët mbështesin anëtarësimin e Ukrainës në NATO, Kievi do të ftohet të bashkohet me këtë aleancë.

Jens Stoltenberg paralajmëroi rreth kundërshtimit të republikanëve anëtare ndaj paketës së ndihmës financiare për Ukrainën, Tajvanin dhe regjimin sionist dhe tha: “Ajo që ndodh sot në Ukrainë, nesër mund t'i ndodhë Tajvanit, kështu që kjo çështje është e rëndësishme për sigurinë tonë dhe të Amerikës. Shpresoj që kjo çështje të merret parasysh në shumicën e vendimeve, përfshirë edhe Kongresin amerikan. Stoltenberg theksoi se një grup aleatësh të NATO-s po përpiqet t'i sigurojë Ukrainës një milion drone dhe 20 vende kanë rënë dakord të nisin një brigadë për të neutralizuar minat. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s gjithashtu deklaroi se 99% e ndihmës ushtarake për Ukrainën erdhi nga NATO. 

Tags