Dhjetëra fermerë të arrestuar në protestën në Paris
(last modified Fri, 01 Mar 2024 19:01:52 GMT )
Mars 01, 2024 20:01 Europe/Tirane
  • Dhjetëra fermerë të arrestuar në protestën në Paris

Policia franceze tha sot se kishte arrestuar 66 persona në protestën e fermerëve pranë Harkut të Triumfit në Paris dhe në Bulevardin Champs-Elysees, pasi kishin bllokuar trafikun e lëvizjeve të mëngjesit.

Me traktorë dhe ngarkesa kashte, fermerët bllokuan mëngjesin e sotem për pak kohë trafikun në qendër të Parisit, në një distancë të shkurtër nga zyra e presidentit Emmanuel Macron.

Fermerët protestues mbanin pankarta anti-qeveritare dhe thonin se kërkonin “të shpëtojnë bujqësinë franceze”.

Fermerët në të gjithë Evropën protestojnë prej javësh kundër kufizimeve ambientaliste të prodhimit dhe rritjes së kostove të karburantit, si dhe kundër importeve të lira nga jashtë BE, me të cilat qeveritë po zëvendësojnë prodhimin e tyre.

Fermerët francezë kanë vijuar protestën e tyre me bllokime rrugësh, djegie gomash dhe prishje të prodhimeve të huaja, duke thënë se kërkojnë ndihmë nga qeveria, sipas premtimeve.

 

Tags