Departamenti i Mbrojtjes i SHBA: Ne nuk kërkojmë konflikt me Iranin
Zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Mbrojtjes (Pentagon), pas reagimit të Iranit me operacionin ushtarak "Premtim i Vërtetë" kundër Izraelit për shkak të sulmit të regjimit sionist ndaj konsullatës së Teheranit në Damask njoftoi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk po kërkojnë konflikt me Iranin.
Sipas agjencisë së lajmeve IRIB, gjenerali "Patrick Ryder", zëdhënësi i Departamentit të Mbrojtjes së SHBA (Pentagon) të hënën në një prononcim për një grup gazetarësh në Uashington shtoi: Ne nuk duam të shohim një luftë më të gjerë rajonale. Ne nuk po kërkojmë konflikt me Iranin. Zëdhënësi i Pentagonit ndër të tjera tha: Asnjë informacion specifik nga Irani nuk iu dha Shteteve të Bashkuara në lidhje me kohën ose detajet e sulmit ndaj Izraelit. Gjenerali Ryder në lidhje me retorikën e Izraelit për t'iu përgjigjur operacionit ushtarak të Iranit, me gjithë mbështetjen e Uashingtonit për regjimin izraelit dhe pajtueshmërinë e regjimit me qeverinë amerikane, tha: “Nëse Izraeli vendos të hakmerret ndaj Iranit apo jo, është vendim i Izraelit. Ryder gjithashtu tha se forcat amerikane në Lindjen e Mesme kapën me dhjetëra raketa dhe dronë të lëshuar nga Irani në hakmarrje për sulmin e Izraelit ndaj konsullatës iraniane në Damask, Siri. Zëdhënësi i Pentagonit për të rritur moralin e zyrtarëve të Tel Avivit tha: “Ne mbetemi të fokusuar në mbrojtjen e Izraelit dhe mbrojtjen e forcave amerikane në rajon, por ne nuk po kërkojmë konflikt me Iranin.