May 07, 2024 20:11 Europe/Tirane
  • Holanda thirrje BE-së për qendra emigrantësh në vendet jo-anëtare

Holanda dhe disa vende të tjera anëtare të Bashkimit Europian janë duke punuar për një letër që e nxit Komisionin Europian të organizojë strehim për azilkërkuesit në vendet jo-anëtare të BE-së.

Pretendimi i tyre është që azilkërkuesit të gjurmohen teksa tentojnë mbërritjen në Europë dhe të qëndrojnë në vende jashtë unionit në pritje të vendimit për aplikimin e tyre. Azilkërkuesit që i kanë shteruar të gjitha mjetet juridike do të kenë mundësinë edhe të streohen në vendet në fjalë, thonë raportet, çka nënkupton se ata as nuk do të arrijnë të shkelin në tokën e shteteve anëtare të BE-së.

Plani është iniciuar nga Republika Çeke dhe Danimarka, ndërsa ideja është e ngjashme me atë të marrëveshjes që Italia nënshkroi me Shqipërinë në muajin nëntor, sipas të cilës, një pjesë e azilërkuesve të shpëtuar në det do të strehohen në territorin shqiptar me shpenzimet e Romës zyrtare, ndërsa autoritetet italiane përpunojnë kërkesat e tyre për azil.

Nuk është e qartë se me cilat vende jo anëtare të BE-së, Holanda dhe vendet e tjera anëtare të BE-së duan që Komisioni Europian t’i bëjë këto marrëveshje.

 

Tags