Shtëpia e Bardhë: Ne vazhdojmë të dërgojmë armë në Izrael
(last modified Tue, 14 May 2024 07:14:14 GMT )
May 14, 2024 09:14 Europe/Tirane
  • Shtëpia e Bardhë: Ne vazhdojmë të dërgojmë armë në Izrael

Jake Sullivan, Këshilltari i Sigurisë Kombëtare i Shtëpisë së Bardhë, të hënën tha se Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë t'i dërgojnë armë regjimit izraelit.

Sipas Agjencisë së Lajmeve Mehr, pavarësisht pretendimeve të mëparshme të Uashingtonit për pezullimin e dërgimit të armëve ushtarake për regjimin sionist, zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë pranoi se dërgimi i armëve amerikane në Palestinën e pushtuar vazhdon ende. Ne do të vazhdojmë të dërgojmë ndihma ushtarake në Tel Aviv”, tha Sullivan në një konferencë shtypi, duke pretenduar se Shtëpia e Bardhë mbetet e përkushtuar ndaj marrëveshjeve diplomatike për t'i dhënë fund luftës në Gaza. Më tej ai sqaroi: Ne kemi ndërprerë dërgimin e bombave prej 2000 paund sepse besojmë se ato nuk duhet të hidhen në zonat e banuara. Sullivan theksoi se administrata Biden po konsultohet me Izraelin dhe pretendoi  gjithashtu se nga ana  e Uashingtonit, një operacion ushtarak në shkallë të gjerë në Rafah është i gabuar, sepse konsiderohet një kërcënim për popullsinë e madhe civile në këtë zonë. Sekretari amerikan i Shtetit Anthony Blinken gjithashtu në një intervistë me ABC Neës theksoi se Joe Biden është ende i përkushtuar për të ndihmuar Izraelin të mbrohet dhe se të vetmet armë amerikane që janë ndalur janë bombat 3500, 2000 dhe 500 paund. Në të njëjtën kohë, ai shtoi: Nëse Izraeli fillon një sulm masiv në Rafah, qeveria amerikane do të vendosë më shumë kufizime për dërgimin e municioneve dhe armëve.

Tags