Borrell: Nuk ka dëshmi se Kina i furnizon Rusisë armë
(last modified Sat, 01 Jun 2024 18:47:30 GMT )
Qershor 01, 2024 20:47 Europe/Tirane
  • Borrell: Nuk ka dëshmi se Kina i furnizon Rusisë armë

Kryediplomati i Bashkimit Evropian ka arritur në përfundimin se nuk ka prova që tregojnë se Kina i furnizon armë Rusisë, pavarësisht akuzave të ngritura kundër Pekinit nga Shtetet e Bashkuara.

Zëvendëssekretari amerikan i Shtetit, Kurt Campbell, pohoi në Belgjikë të mërkurën se Kina po i jepte Rusisë "çdo mbështetje prapa skenave".

"Ajo që ne kemi parë nga Kina në Rusi nuk është një e vetme ose disa kompani mashtruese të përfshira në mbështetjen e Rusisë," tha Campbell duke shtuar: "Kjo është një përpjekje e vazhdueshme dhe gjithëpërfshirëse që mbështetet nga udhëheqja në Kinë që është projektuar për t'i dhënë Rusisë çdo mbështetje në prapaskenë."

Pas komenteve të Campbell, Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Josep Borrell vuri në dukje se zyrtarët e BE-së nuk kishin marrë asnjë provë për të vërtetuar se armët kineze po i furnizoheshin Rusisë.

"Kina është zotuar të mos furnizojë me armë Rusisnë dhe ne nuk kemi prova që kjo po ndodh," u tha Borrell gazetarëve në forumin 3-ditor të sigurisë Shangri-La Dialogue në Singapor.

Megjithatë, shtoi Borrell, mund të ketë disa mjete ose komponentë që po furnizoheshin nga Kina në Rusi, të cilat kanë përdorime të dyfishta, njëri prej tyre është përdorimi ushtarak për prodhimin e armëve dhe municioneve.

Borrell tha: "Nuk ka një kufi të qartë, sepse ka gjëra që mund të jenë me përdorim të dyfishtë".

 

Tags