Forcat e Rusisë marrin një zone tjetër në Donetsk
(last modified Sun, 01 Sep 2024 06:41:14 GMT )
Shtator 01, 2024 08:41 Europe/Tirane
  • Forcat e Rusisë marrin një zone tjetër në Donetsk

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë njoftoi se forcat ruse morën nën kontroll fshatin Kirov në rajonin e Donjeckut.

Sipas agjencisë së lajmeve Reuters, pas sulmeve të forcave ukrainase në rajonin Kursk të Rusisë më 6 gusht, Ministria ruse e Mbrojtjes njoftoi të shtunën se forcat ruse kanë marrë kontrollin e rajonit Kirov në Donetsk.

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë në një deklaratë tjetër për zhvillimet në rajonin Kursk njoftoi se forcat e këtij vendi kanë zmbrapsur sulmet e reja të Ukrainës në këtë rajon, duke përfshirë avancimet drejt rajoneve Kurynovo dhe Malaya Loknia.

Sipas zyrtarëve rusë, sulmi i Kievit në rajonin e Kurskut nuk mund të devijojë avancimin e forcave ruse në Ukrainën lindore, i cili vazhdon me ritme të shpejta.

Moska njoftoi gjithashtu se pushtimi i territorit rus nga Ukraina në do të bllokonte mijëra ushtarë ukrainas në një front me rëndësi të vogël strategjike ose taktike.

Vyacheslav Gladkov, guvernatori i qytetit Belgorod në Rusi, gjithashtu bëri të ditur se sulmi i fundit i Ukrainës në këtë zonë në jugperëndim të Rusisë la pesë të vdekur dhe 46 të plagosur.

Në muajt e fundit, Ukraina ka sulmuar në mënyrë të përsëritur Belgorodin dhe rajone të tjera kufitare të Rusisë.

 

Tags