Marrëdhëniet e perëndimorëve me aktorët pro-palestinezë
(last modified Thu, 12 Sep 2024 19:01:18 GMT )
Shtator 12, 2024 21:01 Europe/Tirane
  • Marrëdhëniet e perëndimorëve me aktorët pro-palestinezë

Aktorët amerikanë kërkuan nga Shoqata e Aktorëve të këtij vendi që të mos lejojë që aktorët që mbështesin Palestinën të futen në listën e zezë.

Më shumë se 700 anëtarë të Shoqatës së Aktorëve të Filmave të Amerikës (SAG-AFTRA) kërkuan që shoqata të mbajë një qëndrim në mbështetje të Palestinës, të kërkojë shpalljen e një armëpushimi të përhershëm në Rripin e Gazës, të dënojë dhunën kundër gazetarëve dhe të mbështesë aktorët pro-palestinezë. Në një deklaratë të publikuar nga aktorët amerikanë, thuhet se nga 7 tetori 2023 e deri më tani, ndërkohë që vazhdon ndëshkimi kolektiv i popullatës civile palestineze nga regjimi gjenocidal izraelit, mbështetësit palestinezë, anëtarët e shtypit dhe familjet e tyre janë vënë hapur në shënjestër nga Izraeli. Aktorët e shquar amerikanë deklaruan se ndërsa ushtria izraelite vazhdon sulmet e saj në zona të sigurta, shkolla dhe spitale dhe civilët vdesin për shkak të urisë, mungesës së ujit dhe mungesës së pajisjeve mjekësore dhe karburantit, grupet e të drejtave të njeriut i konsiderojnë këto veprime siç i kanë quajtur krime lufte, krime kundër të drejtave të njeriut, madje edhe gjenocid dhe Kombet e Bashkuara e kanë përshkruar Gazën si një "varrezë fëmijësh". Sipas statistikave të fundit të Ministrisë së Shëndetësisë palestineze, më shumë se 41 mijë qytetarë palestinezë janë martirizuar në Rripin e Gazës që nga fillimi i stuhisë Al-Aksa.

Tags