Shtatë të vdekur në Evropë nga përmbytjet
Shtatë persona janë mbytur në Austri, Poloni dhe Rumani dhe katër të tjerë janë zhdukur në Republikën Çeke pasi stuhia Boris vazhdon të godasë Evropën Qendrore dhe Lindore, duke sjellë përmbytje që kanë detyruar evakuimin e mijëra personave nga shtëpitë e tyre.
Një pjesë e Austrisë, Republikë Çeke, Hungarisë, Rumanisë dhe Sllovakisë janë goditur nga përmbytjet dhe shirat e dendur që nga enjtja.
Zëvendëskancelari i Austrisë, Werner Kogler, ka njoftuar se një zjarrfikës kishte vdekur në Austrinë e Poshtme, pasi autoritetet e shpallën provincën pranë kryeqytetit, një zonë katastrofe.
Shërbimet hekurudhore u pezulluan në lindje të vendit dhe disa linja metroje u mbyllën në Vjenë, ku lumi Wien po kërcënonte të dilte nga brigjet e tij.
Kryeministri i Polonisë, Donald Tusk, tha se një person në rajonin Klodzko ishte mbytur.
Tusk po udhëtonte nëpër jugperëndim të vendit, i cili është goditur më rëndë nga përmbytjet.
Në Budapest, zyrtarët ngritën alarm për rritjen e Danubit, ndërsa shiu vazhdoi në Hungari, Sllovaki dhe Austri.
Ndërkohë, policia në Republikën Çeke tha se katër persona janë zhdukur.
Pesë persona kanë vdekur nga përmbytjet në Rumaninë juglindore gjatë dy ditëve të fundit.
Në rajonin më të prekur, Galati në juglindje, u dëmtuan 5000 shtëpi.