Grupet dhe organizatat më të rëndësishme të presionit të Izraelit në botë
(last modified Sat, 21 Sep 2024 15:27:36 GMT )
Shtator 21, 2024 17:27 Europe/Tirane
  • Grupet dhe organizatat më të rëndësishme të presionit të Izraelit në botë

Ka me dhjetëra apo edhe me qindra grupe dhe organizata për ushtrimin e presionit në botë në favor të Izraelit, detyra e të cilave është të ndikojnë në pikëpamjet dhe mendimet e personaliteteve, qeverive dhe mediave për t'i bërë ata të lidhen me Izraelin.

Që nga 7 tetori i kaluar, kur Izraeli filloi luftën në Rripin e Gazës, figurat politike perëndimore, qeveritë dhe mediat kanë deklaruar vazhdimisht mbështetjen e tyre për këtë regjim dhe kanë mbështetur narrativën e Izraelit për ngjarjet.

Ky shoqërim dhe bashkëpunim me Izraelin ka disa arsye, por një nga më të rëndësishmet prej tyre është presioni ndaj të cilit këto personalitete, qeveri dhe media janë të ekspozuara nga grupet dhe organizatat e presionit izraelit.

Izraeli ka grupe dhe organizata të shumta për të ndikuar në institucionet dhe qarqet vendimmarrëse në mbarë botën në nivele të ndryshme, që do të thotë se disa prej tyre kanë mijëra punonjës dhe sfera të ndryshme ndikimi si universitetet, mediat e mëdha, qeveritë, etj., dhe të tjera që veprojnë në një nivel më të kufizuar.

Komiteti Amerikan i Marrëdhënieve Publike të Izraelit (IPEC) është një nga organizatat më të famshme dhe më të mëdha me më shumë se 100,000 punonjës, i cili dhuron qindra miliona dollarë në vit për personalitete dhe politikanë amerikanë për të ndikuar në vendimet e Kongresit dhe për të ndryshuar pikëpamjet e përfaqësues në bazë të interesave të kësaj organizate sioniste.

Megjithatë, ka edhe grupe dhe organizata të tjera që, edhe pse jo aq të famshme sa IPEC, nuk kanë më pak ndikim se sa kjo organizatë e famshme izraelite amerikane. Ky raport përpiqet të trajtojë më të rëndësishmet prej këtyre organizatave dhe grupeve izraelite që ushtrojnë ndikim mbi qarqe të ndryshme shtetërore dhe ndërkombëtare.

CAMERA: Organizata e presionit që përcakton linjën e lajmeve të medias

"Komiteti Kujdesisë në Marrjen e Raporteve për Lindjen e Mesme në Amerikë" i njohur si "CAMERA" është një organizatë që është përgjegjëse për ushtrimin e presionit ndaj mediave ndërkombëtare dhe për kontrollin e linjave të tyre të lajmeve kur mbulojnë lajme që lidhen me konfliktet izraelito-palestineze dhe thotë se do të bëjë të gjitha përpjekjet e veta për të mbuluar në mënyrë të saktë dhe të drejtë ngjarjet aktuale në Izrael dhe në Lindjen e Mesme.

Organizata u themelua në vitin 1982 "në reagim të mbulimit të lajmeve të "Washington Post" për pushtimin e Izraelit në Libanin jugor". Në atë kohë, kjo gazetë e cilësoi sulmin si brutal dhe e kritikoi atë. Kjo organizatë gjithashtu u përpoq të kundërshtonte favorizimin e përgjithshëm të mediave ndaj Libanit dhe marrjen e qëndrimeve kundër Izraelit.

CAMERA publikon raporte për të kundërshtuar atë që e quan "raportim të rremë dhe të shtrembëruar mbi Izraelin dhe ngjarjet aktuale në Lindjen e Mesme". Për shkak se kjo organizatë beson se këto "raporte të njëanshme nxisin opinionin publik kundër Izraelit".

Organizata CAMERA për këtë arsye, i detyron mediat dhe gazeta kryesore të transmetojnë versionin e dëshiruar të kësaj organizate për ngjarjet dhe zhvillimet e ndryshme dhe në këtë mënyrë i kundërpërgjigjet çdo kundërshtimi mediatik duke zhvilluar demonstrata dhe tubime protestuese dhe duke ushtruar presion mbi sponsorët e tyre financiarë për t'u ndërprerë mbështetjen financiare.

Gjithashtu u dërgon letra proteste redaktorëve, pronarëve të ekskluzivitetit, shkrimtarëve dhe reporterëve të këtyre gazetave, veprime këto që arrin në kufirin e kërcënimeve.

Organizata CAMERA thotë se ka 65,000 punonjës dhe ka arritur të detyrojë 46 agjenci lajmesh të ndjekin linjën e saj të lajmeve. Në kontekstin e luftës së Izraelit kundër Rripit të Gazës, kjo organizatë kritikoi mënyrën se si "Associated Press" mbuloi masakrën e spitalit "Al-Mo'amedani" duke publikuar një artikull në faqen e saj të internetit.

Ajo gjithashtu detyroi rrjetin BBC-në të hapte një hetim kundër gjashtë prej punonjësve të saj për postimin e mesazheve dhe përmbajtjes pro-palestineze në rrjetet sociale, dhe parandaloi një numër gazetarësh të "Los Angeles Times" që të mbulonin luftën kundër Rripit të Gazës për shkak të qëndrimeve të tyre kritike ndaj Izraelit dhe u bë shkak për shkarkimin nga detyra të David Velasco, redaktor i revistës "Art Forum" dhe Jake Silverstein, redaktor i gazetës "New York Times".

Ushtrimi i presioneve të organizatës sioniste CAMERA nuk përfundon këtu, kjo organizatë vazhdon të përdorë dhjetëra media kryesore në botë si CNN, ABC, New York Times, Reuters, National Radio Service (PBS), American National Radio (NPR), International Herald Tribune, Chicago Tribune, Miami Herald, The Boston Globe dhe Channel 2 të Francës të cilat i ka vendosur nën presion për të ndjekur linjën e saj të lajmeve.

Qendra e Komunikimit të Paqes: Një mjet propagandistik nën petkun paqësor

Emri i qendrës u përmend për herë të parë në vitin 2019, kur gazeta amerikane "New York Times" publikoi një raport që përshkruante një "grup liberalësh" të cilët besonin se bojkotimi i Izraelit do të çonte në dështim dhe kërkonin bashkëpunim me regjimin izraelit, si "mendimtarë arabë".

Grupi e quan veten "Këshilli Arab për Zhvillimin Rajonal" dhe mban sekret identitetin e anëtarëve të tij, ndërsa i portretizon ata si njerëz të guximshëm që kundërshtojnë pikëpamjet "irracionale" të botës arabe në "armiqësi" ndaj Izraelit.

Kjo qendër nuk ra shumë në sy deri në shtator të vitit 2021, derisa në atë vit u mbajt një konferencë e titulluar “Paqja dhe Ringjallja” nga kjo qendër në Kurdistanin Irakut, në të cilën 300 irakenë kërkuan normalizim me Izraelin. Edhe pse qeveria e Kurdistanit e dënoi atë dhe qeveria irakiane hapi një dosje hetimore ndaj këtij grupi.

Në janar të vitit 2023, kjo qendër transmetoi një serial 30 episodesh në rrjetin e Arabisë Saudite të titulluar "Pëshpëritjet e Gazës" me në qendër pakënaqësinë e disa palestinezëve me qeverinë e Hamasit në Rripin e Gazës dhe situatën mbizotëruese në Rrip, në të cilën Hamasi paraqitej si përgjegjës për këtë situatë në vend të Izraelit.

Pika e rëndësishme ishte se asnjë palestinez nuk ishte i përfshirë në prodhimin e këtij seriali dhe gazetarët e gazetës hebraike "Times of Israel" e kishin përgatitur dhe redaktuar të gjithë këtë serial.

Edhe pse kjo qendër është e regjistruar si një organizatë jofitimprurëse në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në faqen e saj zyrtare nuk përmendet se aktivitetet e saj janë të fokusuara në përmirësimin e imazhit të Izraelit dhe afrimin e tij me fqinjët arabë, por të gjitha projektet e realizuara nga kjo qendër, të cilat arrijnë në 9 projekte të ndryshme, janë të fokusuar rreth e rrotull përpjekjes për të normalizuar dhe vlerësuar opinionin publik të botës arabe ndaj marrëveshjeve të paqes me Izraelin.

Aktivitetet e kësaj qendre përfshinin të gjitha llojet dhe format e aktiviteteve mediatike, duke përfshirë artin, për të prezantuar një imazh pacifist për Izraelin i cili gjoja se përpiqet për të arritur paqen rajonale. Duke përfshirë aktivitetet artistike të kësaj qendre, u krijua së bashku edhe kënga "Paqja e fqinjëve" në vitin 2020. Kjo këngë është realizuar nga një këngëtar tunizian dhe izraelit.

Qendra e Komunikimit të Paqes drejtohet nga Joseph Broad, një studiues në Institutin e Politikave të Lindjes së Mesme të Uashingtonit dhe autor i "Ringjallja: Politika Kulturore e Partneritetit Arabo-Izraelit", i cili tha se për t'u marrë me mospranimin e Izraelit nga palestinezët, Tel Avivi duhet të fillojë paqen nga jashtë dhe të normalizojë marrëdhëniet mes arabëve.

Bordi drejtues i kësaj qendre përbëhet nga 4 persona të quajtur Dennis Ross, kreu i Këshillit Diplomatik Amerikan, Georgette Bennett, Heath Grant dhe Jonathan Schanzer, studiues dhe analist financiar, i cili muajt e fundit bëri thirrje hapur për bombardimin e spitaleve të Gazës.

Liga Anti-Shpifje: Heshtja e çdo zëri kritik ndaj Izraelit

Liga Anti-Defamation (ADL) është një organizatë jofitimprurëse që u themelua në vitin 1913 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe është një nga organizatat më me ndikim dhe më të famshme në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kjo organizatë deklaron qëllimet e saj për të luftuar kundër akuzave kundër hebrenjve, urrejtjes kundër hebrenjve, paragjykimeve dhe diskriminimit racor.

Edhe pse kjo organizatë pretendon se aktivitetet e saj janë të përqendruara në luftimin e diskriminimit ndaj të gjitha pakicave, por një vështrim mbi këto aktivitete tregon se kjo organizatë ka tendenca për të mbështetur politikat izraelite.

Më 8 tetor të vitit të kaluar, kjo organizatë, pas përhapjes së protestave të studentëve amerikanë që kërkonin fundin e luftës së Izraelit kundër Rripit të Gazës, lëshoi ​​një deklaratë ku e quajti anti-sionizmin njësoj si antisemitizmin dhe Jonathan Greenblatt, drejtori ekzekutiv i saj, i quajti studentët amerikanë si grupe ekstremiste që përhapin urrejtje në shoqërinë amerikane.

Më 24 tetor të vitit 2023, organizata publikoi një raport në të cilin thoshte se antisemitizmi në Amerikë është rritur me 400 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Por, “The Intercept” theksoi se analizimi i këtyre të dhënave të këtij raporti rezulton se shumë nga këto të dhëna ishin të deformuara, duke përfshirë edhe atë se protestat e studentëve u cilësuan si ngjarje antisemite, ndërsa këto protesta donin vetëm përfundimin e luftës në Gaza.

Gjithashtu u zbulua se kjo organizatë bën përpjekje të gjera për të monitoruar zërat kritikë midis pedagogëve dhe studentëve në mënyrë që t'i heshtë ata. Për shembull, në tetorin e vitit të kaluar, kjo organizatë u dërgoi një letër rektorëve të universiteteve amerikane, ku u kërkonte të tregoheshin shumë të kujdesshëm ndaj lëvizjes studentore “Për drejtësi në Palestinë”, e cila është një lëvizje studentore pro-palestineze dhe pa dhënë asnjë argument, e ka akuzuar këtë lëvizje për mbështetje financiare ndaj terrorizmit.

Gjithashtu, në nëntor të vitit 2023, kjo organizatë botoi një artikull kundër lëvizjes "Zëri hebre për Paqe" së bashku me një karikaturë që kritikonte thirrjen e kësaj lëvizje për t'i dhënë fund dhunës izraelite kundër palestinezëve, duke i përshkruar kritikat e tilla si antisemitizëm.

Mission Canary: Çdo universitet kritik ndaj Izraelit e vendos në listën e zezë

Misioni i organizatës "Mission Canary" është të identifikojë studentët dhe profesorët që mbështesin palestinezët dhe të vendosë emrat e tyre në listën e zezë antisemite, në mënyrë që më vonë ata t'i nënshtrohen çdo lloj presioni dhe keqtrajtimi, përfshirë në fushën e karrierës së tyre të ardhshme. Claudine Guy, presidentja e Universitetit të Harvardit, dha dorëheqjen për shkak të presionit të kësaj organizate.

Kjo organizatë ka një listë të zezë me emrat e mijëra studentëve, e cila është e ndarë në katër seksione: studentë, pedagogë, ekspertë të fushave të ndryshme dhe institucione. Organizata e Bojkotit ndaj Sionizmit (BDS) dhe Zëri Çifut për Paqe dhe media si "Mondowez" dhe "Electronic Intifada" janë ndër organizatat që janë në listën e zezë të kësaj organizatës.

Kjo organizatë hap një dosje të veçantë për secilin prej individëve dhe institucioneve të përfshira në listën e zezë të saj, në të cilën regjistrohen me të gjitha detajet emrat dhe karakteristikat e individëve dhe institucioneve dhe pikëpamjet dhe veprimtaritë e tyre.

Gjithashtu, si një organizatë kyçe e inteligjencës, kjo organizatë bashkëpunon me Departamentin e Çështjeve Strategjike të SHBA-së dhe aktivitetet e saj nuk kufizohen vetëm në heshtjen e zërave të kundërshtarëve të Izraelit, por gjithashtu bashkëpunon me shërbimet e sigurisë dhe inteligjencës izraelite dhe duke dërguar emrat e njerëzve të listës së saj të zezë, i pengon ata të hyjnë në territoret e pushtuara palestineze dhe të vizitojnë familjet e tyre.

Besohet se faqja e internetit e kësaj organizate përdoret nga Izraeli për qëllime të tilla si mbledhja e informacioneve dhe përdorimi i tyre nuk kufizohet vetëm në kufijtë gjeografikë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Sipas raportit të "Intercept", FBI ka përdorur listën e zezë të kësaj organizate për të gjurmuar dhe marrë në pyetje njerëz.

E vërteta e Hekurt: Heqja e përmbajtjes pro-palestineze në mediat sociale

Një grup ekspertësh izraelitë të teknologjisë ka nisur një përpjekje të organizuar për të hequr përmbajtjen kritike ndaj Izraelit ose përmbajtjen pro-palestineze nga platformat e mediave sociale si Facebook, YouTube dhe TikTok, zbuloi uebfaqja amerikane "The Intercept". Duke përdorur lidhjet e tyre me kompanitë më të mëdha të teknologjisë në botë, ata përpiqen t'i heqin këto postime me pretekstin se janë kundër rregullave të atyre platformave.

Ata e quajnë këtë plan "E vërteta e Hekurt" dhe krijuesi i tij është Danny Kaganovich, një inxhinier softueri izraelit nga kompania Google. Ai tha për Intercept se ky grup deri më tani ka hequr rreth 10,000 postime që mbështesin palestinezët dhe që konsiderohen armiqësorë ndaj Izraelit.

Sipas tij, ky plan u zbatua pas 7 tetorit të vitit 2023 dhe operacionit Stuhi Al-Aksa, veçanërisht pas përgënjeshtrimit të lajmeve të prerjes së kokës së 300 fëmijëve izraelitë nga Hamasi dhe përdhunimit të grave izraelite nga anëtarët e kësaj lëvizjeje. Fusha kryesore e veprimtarisë së tij është në Telegram.

Deri më tani, Intercept ka regjistruar heqjen e 2000 postimeve nga ky grup për arsye të rreme raciste apo mashtruese, kur në fakt arsyeja kryesore ishte kritika ndaj Izraelit apo mbështetja e palestinezëve dhe shprehja e solidaritetit me ta.

Kaganovich vazhdoi t'i tha Interceptit se grupi i tij do të hiqte edhe postimin më të vogël kritik ndaj Izraelit, pasi e konsideron atë antisemitik dhe anti-sionist.

Instituti i Uashingtonit për Studimet e Lindjes së Mesme: Legjitimitet Akademik për Idealet e Izraelit

Instituti u themelua në vitin 1985 nga Larry Weinberg, një kapitalist hebre amerikan dhe ish-president i IPEC, dhe gruaja e tij, Barbie Weinberg, ndërsa Martin Endick ishte presidenti i parë i tij. Martin Endick tha në deklaratën e tij të parë se ky institut kërkimor është një mik i Izraelit.

Sipas faqes së internetit të institutit, aktivitetet e tij fokusohen në “promovimin e një kuptimi të balancuar dhe realist të interesave amerikane në Lindjen e Mesme dhe promovimin e politikave që sigurojnë këto interesa”.

Është pohuar se raportet dhe kërkimet e këtij instituti shpesh paraqiten nga anëtarët e tij dhe përdoren e citohen nga media si burime të pavarura, ndërkohë që lidhja e kryetarëve dhe anëtarëve të tij me IPAC-in tregon se ky institut në realitet përbënë "frontin i kërkimit dhe studimit" të Grupit më të madh për ushtrimin e presionit sionist në botë, do të thotë IPEC.

Lidhur me këtë mund të citojmë deklaratat e M.J. Rosenberg, shkrimtar dhe studiues amerikan dhe ish-anëtar i IPEC, i cili në lidhje me këtë institut ka shkruar: “Ishte Steve Rosen ai që propozoi me inteligjencë idenë e krijimit të një qendre të tillë. Krijimi i një instituti kërkimor të kontrolluar nga IPEC, i cili do të përcillte linjën e IPEC tek publiku, por do të vepronte në mënyrë të tillë që të fshehë çdo marrëdhënie me të”.

Sipas Rosenberg, në të gjitha vitet e aktivitetit të qendrës është përpjekur të rekrutohen njerëz besnikë ndaj Izraelit, por që nuk e kanë treguar haptazi këtë besnikëri për ta bërë qendrën të duket e pavarur.

Kërkimet e kësaj qendre kanë mbështetur gjithmonë politikat e Izraelit dhe kanë vlerësuar personalitete si “Ariel Sharon” dhe “Ben Gurion”.

Në luftën e fundit të Izraelit kundër Rripit të Gazës, kjo qendër jo vetëm e kundërshtoi armëpushimin, por kërkonte që lufta të vazhdonte deri në shkatërrimin e Hamasit, por për të mos shfaqur fytyrën çnjerëzore, kishte edhe një pikëpamje të pjesshme për ndihmën humanitare dhe ka kërkuar që një ndihmë e tillë të dërgohet në Rripin e Gazës.

 

Tags