Tetor 07, 2024 09:15 Europe/Tirane
  • Shenja jete në hënën e planetit Jupiter!

Më 10 tetor, NASA do të nisë një mision të ri të shumëpritur në hënën e katërt më të madhe të Jupiterit e quajtur Evropa.

E quajtur Europa Clipper, anija kozmike e NASA-s do të kryejë një studim të detajuar në hënën e Jupiterit, për të kërkuar vende të mundshme ku mund të ketë jetë jashtëtokësore. Kjo është anija kozmike më e madhe që ka bërë ndonjëherë NASA: E gjerë sa një fushë basketbolli ajo ka një masë prej rreth 6,000 kilogramë - pesha e një elefanti të madh afrikan.

Por pse po dërgohet një anije kozmike deri në hënën Evropë?

Kërkimi për jetë larg Tokës

Hëna Evropë

Kërkimi i shenjave të jetës në palenete të tjera përveç Tokës zakonisht përqendrohet në fqinjin Mars, një planet që është teknikisht në "zonën e banueshme" të sistemit tonë diellor. Por Marsi nuk është një vend tërheqës për të jetuar, për shkak të mungesës së atmosferës dhe niveleve të larta të rrezatimit. Megjithatë, është afër Tokës, duke e bërë relativisht të lehtë dërgimin e misioneve për ta eksploruar. Por ka vende të tjera në Sistemin Diellor që mund të kenë mundësi për jetesë – disa nga hënat e Jupiterit dhe Saturnit. Pse? Kanë ujë të lëngshëm. Këtu në Tokë, uji është qarkulluesi i jetës: Uji shpërndan kripërat dhe sheqernat dhe lehtëson reaksionet kimike të nevojshme për vazhdimin e jetës në Tokë. Është e mundur që forma jete të ekzistojnë diku tjetër që mbështeten në metanin e lëngshëm ose dioksidin e karbonit ose diçka tjetër. Por siç e dimë jeta ka nevojë thelbësore për ujin. Deri më tani arsyeja që në Sistemin Diellor ka ujë të lëngshëm është sepse Jupiteri dhe Saturni, gjigantët e gazit, kanë fuqi të jashtëzakonshme graviteti mbi hënat e tyre. Hënat e Saturnit, Titani dhe Enceladus, janë të shtrirë dhe të ngjeshur nga graviteti ndërsa qarkullojnë rreth planetit të tyre. Kjo lëvizje rezulton në oqeane të mëdha nëntokësore me një sipërfaqe akulli të ngurtë, me shtëllunga avulli uji që shpërthejnë 9600 kilometra nga sipërfaqja. Dyshohet fort se edhe Europa është e njëjta. Ndërsa ne dimë shumë për Evropën nga më shumë se katër shekuj vëzhgimesh, ne nuk kemi konfirmuar se ajo ka një oqean të lëngshëm nën akull si Titani dhe Enceladus. Por të gjitha të dhënat tregojnë që ekziston. Europa ka një sipërfaqe të lëmuar pavarësisht se është goditur nga shumë meteorë. Vullkanet e akullit që krijojë reshje me ujë mbi sipërfaqe mund të japin kuptim.Ajo gjithashtu ka një fushë magnetike, duke treguar se si Toka, edhe Europa ka një shtresë të lëngshme brenda saj (në Tokë, ky lëng është magma).

Çfarë do të bëjë Europa Clipper?

Hëna Evropë

 

Në sipërfaqe, Europa goditet nga nivele të larta të rrezatimit hapësinor, të përqendruar nga Jupiteri. Por më thellë, shtresa e trashë e akullit mund të mbrojë jetën në oqeanin e lëngshëm nëntokësor. Kjo do të thotë se do të ishte e vështirë për ne të gjejmë prova konkrete për jetën pa eksploruar në brendësi. Por ku të shikohet? Nëpërmjet fluturimeve në hënën e akullt, Europa Clipper do të shikojë zonat ku jeta mund të gjallorë nën shtresën e akullt. Për ta arritur këtë, Europa Clipper ka nëntë pajisje shkencore. Këto përfshijnë një kamerë me kënd të gjerë për të studiuar aktivitetin gjeologjik dhe një sistem imazhi termik për të matur strukturën e sipërfaqes dhe për të zbuluar zona më të ngrohta në sipërfaqe. Ekziston gjithashtu një spektrometër për të parë përbërjen kimike të gazeve dhe sipërfaqes së Evropës dhe për çdo shtëllungë shpërthyese uji nga sipërfaqja. Misioni ka gjithashtu mjete për hartimin e sipërfaqes së Hënës. Instrumente të tjera do të matin thellësinë dhe nivelet e kripës së oqeanit të hënës dhe trashësinë e shtresës së saj të akullit dhe gjithashtu se si Europa bëhet fleksibël nga graviteti i lartë i Jupiterit. Në këtë anije, një spektrometër masiv do të analizojë gazrat e atmosferës së zbehtë të Hënës dhe shtëllungat e mundshme të ujit. Duke ekzaminuar materialin e nxjerrë nga shtëllungat, ne mund të kuptojmë se çfarë fshihet brenda oqeaneve nën akull të Evropës. Një mjet analizues do të shikojë gjithashtu lëndën që është nxjerrë nga sipërfaqja e Evropës nga meteoritët e vegjël ose të lëshuar nga shtëllungat. Fatkeqësisht, do të na duhet të presim për ndonjë zbulim të ri. Europa Clipper do t'i duhet më shumë se pesë vjet për të arritur Jupiterin. Dhe misioni është i pajisur vetëm për të kërkuar potencialin e jetës, jo vetë jetën. Nëse shohim prova që mund të tregojnë shenja të jetës, do të na duhen misione të ardhshme për t'u kthyer dhe për të eksploruar Evropën më hollësisht. Kështu që ne duhet të jemi të durueshëm. Por kjo është një mundësi emocionuese për njerëzimin që të afrohet një hap më afër për të gjetur jetë përtej planetit tonë.