"The Times": Anglia dhe Gjermania do të nënshkruajnë një marrëveshje historike ushtarake
(last modified 2024-10-21T09:18:37+00:00 )
Tetor 21, 2024 11:18 Europe/Tirane

Gazeta britanike raportoi se Londra dhe Berlini do të nënshkruajnë një marrëveshje historike ushtarake në ditët e ardhshme.

Gazeta britanike “The Times” raportoi se kjo marrëveshje e re supozohet se do të lejojë ushtrinë britanike dhe atë gjermane të zhvillojnë stërvitje të përbashkëta ushtarake në kufirin lindor të aleancës së NATO-s me Rusinë, ndoshta në territorin e Estonisë dhe të Lituanisë.

Gjithashtu, në bazë të kësaj marrëveshjeje, të dy vendet do të lehtësojnë transaksionet dhe blerjen e përbashkët të armatimeve dhe një bashkëpunim më të ngushtë në lidhje me zhvillimin e armatimeve të gjeneratës së re.

"The Times" shkruante se ministri britanik i Mbrojtjes, John Healey, e sheh këtë marrëveshje me Gjermaninë si marrëveshjen më të rëndësishme dypalëshe të lidhur nga Londra që nga marrëveshja ushtarake që ajo firmosi me Francën në vitin 2010.

Më herët, Rusia ka shprehur vazhdimisht shqetësimin e saj për vazhdimin e procesit të paprecedentë të forcimit të prezencës ushtarake të NATO-s pranë kufijve të saj perëndimorë.

Ministria e Punëve të Jashtme të Rusisë ka theksuar se Moska nuk ka asnjë problem me negociatat me aleancën e NATO-s në pozita të barabarta, nëse Perëndimi braktis përpjekjet e tij për të militarizuar Evropën.

Sipas gazetës "The Times", Anglia ka kërkuar të lidhë marrëveshje më të gjera në fushën ushtarake dhe atë të mbrojtjes me Bashkimin Evropian, të cilat mbulojnë fushën e mbrojtjes, shkëmbimin e informacionit, energjinë dhe përballjen me emigrantët e paligjshëm.

Tags