Irani paralajmëron Amerikën
-
Ministria e Punëve të Jashtme
Pars Today - Ministria iraniane e Punëve të Jashtme kërcënimet e SHBA-së kundër Venezuelës i quajti një shkelje të qartë të Kartës së OKB-së dhe paralajmëroi për pasojat e saj të rrezikshme për paqen dhe sigurinë rajonale.
Ministria iraniane e Punëve të Jashtme e quajti kërcënimin e SHBA-së për të përdorur forcën kundër Venezuelës një shkelje të qartë të Kartës së OKB-së dhe paralajmëroi për pasojat e saj të rrezikshme për paqen dhe sigurinë rajonale. Ministria e Jashtme iraniane i quajti veprimet e Uashingtonit vazhdim i politikave të tij ndërhyrëse dhe të paligjshme kundër popullit venezuelian dhe theksoi se këto kërcënime janë shpërfillje e qartë e parimeve themelore të së drejtës ndërkombëtare dhe sovranitetit të vendeve. Ndwrkohw Gjykata Ndërkombëtare Penale i përshkroi sanksionet e reja të SHBA-së kundër gjyqtarëve dhe prokurorëve të saj si një "sulm flagrant ndaj pavarësisë gjyqësore". Gjykata lëshoi një deklaratë duke theksuar se do të vazhdojë të kryejë detyrat e saj pavarësisht presioneve dhe kufizimeve. Gjykatësi francez Nicolas Guillot dhe gjykatësja kanadeze Kimberly Prost janë ndër zyrtarët e synuar nga sanksionet e SHBA-së. Pas këtij veprimi, edhe Franca shprehu pakënaqësinë e saj, duke e quajtur atë në kundërshtim me parimin e pavarësisë së gjyqësorit.