Gulen hedh poshtë akuzat: Erdogan, i papërgjegjshëm
(last modified Sat, 16 Jul 2016 11:07:12 GMT )
Korrik 16, 2016 13:07 Europe/Tirane
  • Gulen hedh poshtë akuzat: Erdogan, i papërgjegjshëm

Presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan menjëherë ka akuzuar Fetullah Gulen, ish-aleati i tij i shndërruar tashmë në kundërshtarin kryesor.

Erdogan akuzoi Gulen se ka kryer një akt tradhtie të lartë dhe se qëndron pas përpjekjes për grusht shtetit. Por vetë kleriku dhe organizata që ai drejton me bazë në Shtetet e Bashkuara ka mohuar përfshirjen në ngjarjet e fundit në Turqi. “Ne e dënojmë çdo ndërhyrje ushtarake në politikën e brendshme të Turqisë", tha organizata në një deklaratë, duke shtuar se akuzat e Erdogan janë të papërgjegjshme. Gulen është themeluesi dhe drejtues i lëvizjes “Hizmet”, lëvizje që Erdogan e ka përfshirë në listën e organizatave terroriste me anë të një vendimi të marrë disa javë më parë.

Tags