Erdogan: Amerika duhet ta dorëzojë Gylen tek autoritetet turke
(last modified Sun, 17 Jul 2016 07:07:03 GMT )
Korrik 17, 2016 09:07 Europe/Tirane
  • Erdogan: Amerika duhet ta dorëzojë Gylen tek autoritetet turke

Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan u ka kërkuar Shteteve të Bashkuara të Amerikës ekstradimin e Fethulla Gylen që jeton në Amerikë, nën akuzën e nxitjes së grushtit të dështuar të shtetit.

Presidenti i Turqisë duke iu drejtuar presidentit amerikan Barak Obama, deklaroi: "Nëse Amerika është partner strategjik i Turqisë, duhet t'i dorëzojë Turqisë Fethulla Gylen, liderin grupit terrorist". Deklaratat e tij u bënë gjatë një manifestimi në Stamboll përpara mijërave qytetarëve të thirrur nga partia në pushtet AK. "I dashur zoti president. Të kam kërkuar dhe më parë. Ose deporto Fethullah Gylen ose ktheje atë në Turqi por s’më ke dëgjuar. Në qoftë se SHBA dhe Turqia janë vërtetë aleatë strategjikë, atëherë presidenti amerikan duhet të depërtojë Gylenin”, tha Erdogan. Ai tha se Turqia po përgatit një dosje zyrtare të detajuar në lidhje me aktivitetin ilegal të Gylen. Kreu i shtetit turk e akuzon Gylenin se qëndron pas grushtit të shtetit të zhvilluar mbrëmjen e së premtes, 15 korrik në Turqi, por që dështoi. Megjithëkëtë Fethullah Gylen ka hedhur poshtë akuzat e qeverisë turke kundër tij.

Tags