Sulm para ndërtesës së prokurorisë turke
(last modified Mon, 18 Jul 2016 15:28:13 GMT )
Korrik 18, 2016 17:28 Europe/Tirane
  • Sulm para ndërtesës së prokurorisë turke

Policia turke ka njoftuar për gjuajtje me armë para ndërtesës së prokurorisë turke.

Sipas agjencisë së lajmeve Sputnik, policia turke ka njoftuar se një ushtarë të dielën ka gjuajtur me armë përballë ndërtesës së prokurorisë në Ankara dhe është arrestuar nga forcat e këtij vendi. Po ashtu, një politikan në Turqi, Xhemil Candas, nënkryetari i Stambollit, ka mbetur i plagosur rëndë pasi një person u fut me forcë në zyrën e tij dhe ka qëlluar mbi politikanin. Situata në Turqi vazhdon të mbetet e tensionuar. Vetëm gjatë së hënës, autoritetet thanë se të paktën 8 mijë zyrtarë të policisë ishin pezulluar, nën dyshimin se kishin lidhje me puçin e dështuar, në fundjavë. Rreth 6 mijë pjesëtarë të gjyqësorit dhe ushtarakë, përfshirë gjeneralë janë vënë në pranga, ndërsa udhëheqësi turk Rexhep Taip Erdogan u zotua të pastrojë organizmat shtetërore nga “virusi” që shkaktoi revoltën dhe kërkoi ritkhimin e dënimit me vdekje.

 

Tags