Ndarje e thellë brenda republikanëve, Trump në rrugë jo të mirë
(last modified Fri, 12 Aug 2016 11:28:38 GMT )
Gusht 12, 2016 13:28 Europe/Tirane
  • Ndarje e thellë brenda republikanëve, Trump në rrugë jo të mirë

Mbi 70 figura të rëndësishme brenda partisë republikane, kanë nënshkruar një peticion duke kërkuar uljen e buxhetit për fushatën e Donald Trump.

Renes Pribas, kryetar i Komitetit kombëtar Republikan, në këtë peticion i cili është publikuar nga gazeta Politiko, ka thënë se jopopullariteti i kandidatit republikan dhe përçarja e theksuar brenda partisë republikane, do të ndikojnë në një fitore te lehtë të demokratëve në zgjedhjet presidenciale të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Sipas Politiko, në këtë peticion është theksuar se për shkak të paaftësisë dhe sjelljeve jokorrekte të Donald Trump, Partia Republikane do të humbasë miliona vota.

 

Tags