Zgjedhjet presidenciale në Amerikë dhe pasojat e sëmundjes së Hillary Clinton
(last modified Tue, 13 Sep 2016 05:22:50 GMT )
Shtator 13, 2016 07:22 Europe/Tirane
  • Zgjedhjet presidenciale në Amerikë dhe pasojat e sëmundjes së Hillary Clinton

Publikimi i lajmeve për sëmundjen e Clinton, ka ndikuar shumë në procesin e zgjedhjeve për president të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Një ditë pasi nuk u ndie mirë dhe u largua më shpejt nga ceremonia e zhvilluar për nder të viktimave të 11 shtatorit 2001 në Nju Jork, kandidatja demokrate për Presidencën amerikane, Hillary Clinton anuloi një udhëtim fushate në Kaliforni. Mjekët e kanë diagnostikuar ish-Sekretaren e Shtetit me pneumoni. Në fakt, ekipi i saj thotë se diagnoza është përcaktuar që të premten dhe 68-vjeçares i janë dhënë antibiotikë. Kandidati për president, Donald Trump, muajin e kaluar u tha simpatizantëve të tij se Clintonit i mungon qëndrueshmëria mendore dhe ajo fizike për të shërbyer si presidente e Shteteve të Bashkuara. Në vitin 2012, ish-Zonja e Parë iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale pas një tromboze, por sipas mjekut personal e mori veten plotësisht dhe sot është në gjendje jashtëzakonisht të mirë shëndetësore. Pikërisht kjo ngjarje e ka shtyrë edhe kandidatin republikan të publikojë raport mbi gjendjen e tij shëndetësore. Kandidati republikan Donald Trump  do te publikojë shumë shpejtë rezultatet e ekzaminimit të tij të plotë shëndetësor, vetëm një ditë pasi kundërshtarja në garën presidenciale, Clinton u diagnostikua me pneumoni. Javën e shkuar bëra një kontroll mjekësor dhe do ta publikoj shumë shpejt, tha Trump. Disa javë më parë mjeku i Trump publikoi një raport mjekësor të kandidatit republikan, i cili e përshkruante gjendjen fizike të republikanit si të mrekullueshme. Më pas doktor Harold Bornstein, tha se iu deshën vetëm 5 minuta për ta shkruar atë raport dhe kjo gjë ngjalli debat në kampin kundërshtar duke e quajtur atë “një copë letre të pavlerë”. Ndërkohë, miliarderi dhe fushata e tij kanë qenë gjithmonë skeptik sa i përket gjendjes shëndetësore të Hillary Clinton dhe kanë vënë në dyshim aftësinë e saj fizike për të qenë në krye të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Megjithatë këtë herë, Donald Trump uroi që Clinton të bëhet mirë dhe se shpreson që të jetë në debatin final përballë saj. I pyetur nëse mendonte që kampi demokrat do e zëvendësonte Clinton me një figurë tjetër, ai tha që nuk beson diçka të tillë. Një ditë pasi nuk u ndje mirë dhe u largua më shpejt nga ceremonia e zhvilluar për nder të viktimave të 11 shtatorit 2001 në Nju Jork, kandidatja demokrate Clinton anuloi një udhëtim fushate në Kaliforni. Publikimi i të dhënave shëndetësore të kandidatëve për presidentë është kthyer më shumë në një traditë sesa është e detyrueshme si procedurë. Në vitin 2008, Barack Obama, publikoi një raport të gjatë shëndetësor, ashtu sikurse si kundërshtari i tij i atëhershëm, 71-vjeçari John Mccain.

 


 

Tags