Zbulohet pluhur i bardhë në shtabin elektoral të Klinton
(last modified Sat, 22 Oct 2016 11:28:01 GMT )
Tetor 22, 2016 13:28 Europe/Tirane
  • Zbulohet pluhur i bardhë në shtabin elektoral të Klinton

Selitë e fushatës së Hillary Clinton në qytetin e Nju Jorkut janë evakuuar mbrëmjen e djeshme (21 tetor) pasi anëtarët e stafit të saj gjetën një pudër të bardhë të dyshimtë brenda një zarfi.

Dy njerëz të brendshëm të stafit zbuluan substancën kur hapën letrën në zyrën e kandidates demokrate për Presidente në Manhata, raporton Nju Jork Post. Më pas stafi e dërgoi letrën në zyrën e Bruklinit. Nga Departamenti i Policisë së Nju Jorkut nuk u raportua asnjë lëndim. Ekipet e emergjencës u njoftuan menjëherë dhe i gjithë kati i 11 i zyrës së fushatës së zonjës Klinton u evakuua. Kur çdo gjë u vu nën kontroll, zyrat u rimbushën sërish. Megjithatë nuk ka ende një njoftim nga policia që të thotë nëse substanca e gjetur në zarf, pra pudra e bardhë është e rrezikshme apo jo.

Tags