Kërkesa për analizimin e gjendjes së myslimanëve në Mianmar
(last modified Mon, 31 Oct 2016 07:52:16 GMT )
Tetor 31, 2016 08:52 Europe/Tirane
  • Kërkesa për analizimin e gjendjes së myslimanëve në Mianmar

Shumë organizata ndërkombëtare për të drejtat e njeriut kanë kërkuar nga qeveria e Mianmarit që të lejojë OKB të analizojë gjendjen e myslimanëve Ruhingia në provincën Rakhin dhe dhunën që ushtrohet ndaj tyre.

Këto organe nga qeveria e Mianmarit kërkuan të lejojnë inspektorët e OKB që të hetojnë mbi vrasjen, përdhunimet, agresionet dhe dhunën që është ushtruar ndaj myslimanëve në provincën Rakhin nga ana e ushtarakëve. Kohët e fundit 8 femra myslimane nga fshati U Shey Kya kanë raportuar më 19 tetor se ushtarakët i kanë përdhunuar me forcë pasi i kanë kërcënuar me armë në shtëpitë e tyre. Myslimanët Ruhingia në Mianmar dhe grupet për mbrojtjen e të drejtave të njeriut kanë deklaruar se numri i viktimave gjatë operacioneve ushtarake të ushtrisë së këtij vendi në veriperëndim të Mianmarit është shumë më i madh se sa numri i deklaruar nga autoritetet qeveritare dhe një numër i madh i viktimave janë qytetarë civilë. Autoritetet qeveritare të Mianmarit pretendojnë se operacionet ushtarake kundër autorëve të një sulmi të armatosur që u krye më 9 tetor kundër një baze ushtarake në kufi me Bangladeshin, janë duke u kryer me precizitet dhe me program të caktuar më parë, mirëpo banorët e këtyre rajoneve kanë deklaruar se forcat e sigurisë së Mianmarit po vrasin civilët dhe po djegin shtëpitë.  Vlen të theksohet se gjatë një sulmi të armatosur të kryer më 9 tetor kundër një baze ushtarake të ushtrisë së Mianmarit në kufi me Bangladeshin janë vrarë disa ushtarë të Mianmarit dhe ushtria e këtij vendi ka akuzuar myslimanët Ruhingia për kryerjen e këtij sulmi  dhe për këtë qëllim ka filluar ofensivë të re kundër tyre. Ndërkohë që myslimanët Ruhingia kanë hedhur poshtë këtë pretendim të Mianmarit. Rohinjasëve me ligj i cili është aprovuar në vitin 1982 iu është marrë e drejta në shtetësinë e Mianmarit, edhe pse ata përbëjnë njërën nga 135 bashkësi etnike të këtij shteti shumicë budist. Vendbanimet e tyre në mënyrë sistematike digjen, kurse qeveritarët mianmarës sistematikisht i getoizojnë në llogoret e përqendrimit në të cilat janë të detyruar të jetojnë në kushtet johumane. Shembujt e e dhunës ndaj myslimanëve në provincën rakhin tregojnë qartë se është fjala për standardet e dyfishta të institucioneve ndërkombëtare, funksionarët e të cilëve, duke ndenjur me duar në xhepa, vështrojnë se si mbi pakicën e vogël të bashkësisë së myslimanëve të Mianmarit, banorë autokton shumëshekullor të krahinës jugperëndimore të Arakanit, kryhej pastrimi etnik, dhunimi, uria, zhvendosje dhe gjenocidi. Në shkëlqimin e froneve politike të Perëndimit, në katedrat akademike dhe në qarqet politike gjatë është duke u diskutuar mbi fatin e Rohinjasëve dhe atë vetëm për definicionet teknike, a paraqet krimi i kryer mbi Rohinjasit në Mianmar gjenocid, a është kryer apo do të mund të ndodh. Pamundësia e sistemit të mbrojtjes së drejtave të njeriut për të vepruar konform parimeve morale të proklamuara humane tregon në një problem serioz me të cilin ballafaqohet civilizimi njerëzor, problem i paaftësisë së vetëdijes morale që të iniciojnë mekanizmat praktik dhe të mobilizojnë resurset të cilit do të ishin të aftë të parandalojnë këtë katastrofë njerëzore.

 


 

Tags