Sulmohet zyra e Partisë Republikane të Amerikës në Karolinën Veriore
(last modified Sat, 05 Nov 2016 06:30:15 GMT )
Nëntor 05, 2016 07:30 Europe/Tirane
  • Sulmohet zyra e Partisë Republikane të Amerikës në Karolinën Veriore

Funksionarët e Partisë Republikane në shtetin Karolina Veriore të Amerikës kanë bërë të ditur sulmin ndaj zyrës së kësaj partie në qytetin Alamans Kanti.

Burimet informative njoftuan se funksionarët Partisë Republikane në shtetin Karolina Veriore të Amerikës të premten kanë deklaruar se autorët e këtij sulmi kanë hedhur ngjyrë të zezë mbi pankartat elektorale të vendosura përpara zyrës të kësaj partie dhe mbi mure janë shkruar me ngjyrë të zezë slogane kundër Donald Trump, kandidatit republikan për zgjedhjet presidenciale të Amerikës. Sipas autoriteteve policore në shtetin Karolina Veriore, forcat e policisë të premten kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe ekspertet përkatës janë duke kryer hetime dhe duke vlerësuar dëmet e shkaktuara në zyrën e Partisë Republikane në Alamans Kanti. Me afrimin e kohës së organizimit të zgjedhjeve presidenciale të Amerikës më 8 nëntor 2016, janë shtuar polemikat e ashpra mes kandidatëve republikan dhe demokrat.

Tags