Florida vendos për Shtëpinë e Bardhë
(last modified Sun, 06 Nov 2016 18:26:28 GMT )
Nëntor 06, 2016 19:26 Europe/Tirane
  • Florida vendos për Shtëpinë e Bardhë

Rezultati i zgjedhjeve në Florida është thuajse vendimtar për zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara. Shteti kyç i betejës ka plot 29 vota elektorale.

Në total, kandidatët duhet të kenë 270 vota elektorale për të fituar presidencën. Sondazhet sugjerojnë se Donald Trump ka përkrahje më të lartë në atë zone, edhe pse distanca mes të dyve është shumë e ngushtë. FiveThirtyEight thotë se Trump ka një mundësi prej 52.6 përqind për të fituar votat elektorale të shtetit.  Por në fakt në zgjedhjet e kaluara Florida u kthye në bastion  demokrat. Presidenti amerikan Barack Obama fitoi në vitin 2012 me një diferencë prej vetëm 0.9 përqind ndaj republikanit Mitt Romney. Rreth 37 milionë shtetas të Floridas kanë hedhur votën e tyre në zgjedhjet e parakohshme. Raportet tregojnë se një numër më i lartë popullsie latine kanë votuar në shtete kyçe si në Florida, Arizona dhe Nevada në krahasim me zgjedhjet e kaluara.  Florida ka një popullsi të konsiderueshme latine, duke përfshirë edhe shumë kubanezë. Këtij komuniteti Trump i ka bërë premtime të mëdha. Ai tha se do të hapë vende të reja pune dhe do të zgjidhë çështjen e kriminalitetit të lartë në zonë. Trump madje ka premtuar heqjen e plotë të embargos ndaj Kubës.  Edhe në shkallë kombëtare, të dhënat e fundit të publikuara në fundjavë, sugjerojnë rritje të mbështetjes për republikanin Donald Trump, por sërish demokratja Clinton vazhdon të ruajë përparësinë.

 

Tags