Tani presidenti Trump….
(last modified Wed, 09 Nov 2016 07:45:30 GMT )
Nëntor 09, 2016 08:45 Europe/Tirane
  • Tani presidenti Trump….

Pas numërimit të votave në shumicën e shteteve në Amerikë, Donald Trump ka arritur kuotën e nevojshme për president.

Sipas një njoftimi të radiotelevizionit shtetëror iranian të lajmeve, Donald Trump ka marrë 276 vota kundrejt rivales së tij Hillary Clinton që ka marrë 218 vota. Gazeta Nju Jork Times kishte parashikuar fitoren e Trump me 300-310 vota elektorale. Rezultati përfundimtar nuk është publikuar në formë zyrtare nga ana e autoriteteve amerikane. Procesi i numërimit të votave ka nisur sot dhe shumica e shteteve kyçe kanë dhënë votën pro kandidatit Donald Trump. Pas shpalljes së rezultatit përfundimtar, Donald Trump do të mbajë fjalim përballë simpatizantëve të tij në Nju Jork. Ndërkohë kanalit televiziv NBC News ka njoftuar për dyndjen e njerëzve nëpër qendrat tregtare dhe ushqimore, kjo për shkak të frikës se pas zgjedhjeve mund të lindin trazira dhe kriza. Shumë shtetas amerikan kanë nisur të blejnë mallra të nevojshme për t’i depozituar në rast nevoje.

 

Tags