Rifillojnë bisedimet ribashkimin e Qipros
https://parstoday.ir/sq/news/world-i35821-rifillojnë_bisedimet_ribashkimin_e_qipros
Në Mont Pellerin të Zvicrës kanë rifilluar sot bisedimet për ribashkimin e Qipros.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Nëntor 20, 2016 16:14 Europe/Tirane
  • Rifillojnë bisedimet ribashkimin e Qipros

Në Mont Pellerin të Zvicrës kanë rifilluar sot bisedimet për ribashkimin e Qipros.

Në bisedimet dyditore marrin pjesë përfaqësues të qeverive të dy pjesëve të Qipros nën mbikëqyrjen e OKB. Presidenti qipriot Nicos Anastasiades dhe presidenti i Qipros turke Mustafa Akinçi, që nga maji i vitit 2015 po diskutojnë rrugët për ribashkimin e dy pjesëve të Qipros. Në vitin 1974 ushtria turke duke reaguar ndaj grushtit të shtetit në Greqi, pushtoi pjesën veriore të Qipros të banuar nga turqit dhe që prej atëherë Qipro është e ndarë.