Donald Trump thyen premtimin për NATO-n
Presidenti i zgjedhur amerikan, Donald Trump, i ka siguruar shefit te NATO-s se SHBA-ja mbetet e përkushtuar ndaj aleancës ushtarake, edhe pse ka bërë kritika të mëdha gjatë fushatës së suksesshme presidenciale.
Gjatë fjalimeve të mbajtura muajt e fundit, Trump u ka thënë përkrahësve se: “NATO është vjetërsuar dhe nuk përfaqëson më vlera pozitive për SHBA-ne”. Madje, Trump ka deklaruar se shpërbërja e NATO-s nuk do të ishte aspak e keqe. Në atë që duket se është kthesa më e fundit e ndryshimit të qëndrimeve që kur u zgjodh president, Trump raportohet të jetë tërhequr nga kritikat e bëra ndaj aleancës ushtarake të NATO-s. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka thënë sot për “BBC” se kishte folur personalisht me Trump-in pasi u shpallen rezultatet e zgjedhjeve. “Trump me ka thënë mua dhe liderëve evropianë pas zgjedhjes i president se ai dhe Shtetet e Bashkuara do të mbesin të përkushtuara ndaj NATO-s dhe se garancia për sigurinë evropiane qëndrojnë,” ka thënë Stoltenberg.