Kryeministrja e Anglisë mbështet marrëveshjen bërthamore me Iranin
https://parstoday.ir/sq/news/world-i37033-kryeministrja_e_anglisë_mbështet_marrëveshjen_bërthamore_me_iranin
Zëdhënësi i Thereza May, kryeministres së Anglisë, deklaroi se ajo mbështet plotësisht marrëveshjen bërthamore të nënshkruar mes Iranit dhe Grupit 5+1 dhe kërkon zbatimin e plotë të kësaj marrëveshje.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Dhjetor 01, 2016 03:51 Europe/Tirane
  • Kryeministrja e Anglisë mbështet marrëveshjen bërthamore me Iranin

Zëdhënësi i Thereza May, kryeministres së Anglisë, deklaroi se ajo mbështet plotësisht marrëveshjen bërthamore të nënshkruar mes Iranit dhe Grupit 5+1 dhe kërkon zbatimin e plotë të kësaj marrëveshje.

Agjencia shtetërore iraniane e lajmeve njoftoi se zëdhënësi e kryeministres së Anglisë të mërkurën në lidhje me mundësinë e anulimit të kësaj marrëveshje nga ana e Donald Trump, presidentit të zgjedhur të Amerikës, ka deklaruar se qëndrimi i Anglisë në lidhje me rëndësinë e marrëveshjes bërthamore me Iranin është i qartë dhe për arritjen e kësaj marrëveshje janë bërë përpjekje të gjera diplomatike. Para kësaj edhe shefi i CIA-s ka paralajmëruar Donald Trump për prishjen e kësaj marrëveshje dhe ka deklaruar se anulimi i kësaj marrëveshje të nënshkruar mes Iranit dhe Grupit 5+1 duke e përfshirë edhe Amerikën dhe Anglinë, është marrëzi e madhe. Vlen të theksohet se Donald Trump gjatë fushatës elektorale për zgjedhjet presidenciale të Amerikës ka deklaruar se do ta anulojë marrëveshjen bërthamore Iran-Grupi 5+1.