Xhon Kerri kritikon ashpër ndërtimin e kolonive sioniste
(last modified Mon, 05 Dec 2016 06:14:45 GMT )
Dhjetor 05, 2016 07:14 Europe/Tirane
  • Xhon Kerri kritikon ashpër ndërtimin e kolonive sioniste

Sekretari amerikan i shtetit të dielën në një takim në një institut të Amerikës, ka kritikuar ashpër ndërtimin e kolonive sioniste në territoret e pushtuara palestineze dhe deklaroi: "Kolonitë sioniste të Izraelit pengojnë planin për vendosjen e paqes".

Agjencia e lajmeve Tasnim njoftoi se Xhan Kerri, shefi i DASH, në një takim në institutin "Brokings", ka thënë se nuk po përfillë paralajmërimet në lidhje me ndërtimin e kolonive sioniste pavarësisht se rreth 130 orë ka biseduar me atë me telefon në lidhje me këtë çështje. Xhon Kerri në vazhdim kritikoi ashpër dhe në mënyrë të paparë politikat e regjimit sionist dhe deklaroi: "Izraeli po afrohet pranë zonës së rrezikut dhe duhet të zgjedh mes kolonive sioniste dhe rrugëzgjidhjes për formimin e të dy shteteve". Shefi i DASH shtoi: "Amerika nuk do të përkrah veprimin e padrejtë të OKB ndaj Izraelit dhe Palestinës". Ndërkohë Beniamin Netanjahu, kryeministri i regjimit sionist, i cili ishte një prej folësve në këtë takim, ka thënë se kolonitë sioniste nuk janë pengesë e planit të paqes, por mosnjohja zyrtare e shtetit hebre pengon vendosjen e paqes.

Tags