Përfundon aventura e rrëmbimit të avionit libian
(last modified Fri, 23 Dec 2016 17:20:07 GMT )
Dhjetor 23, 2016 18:20 Europe/Tirane
  • Përfundon aventura e rrëmbimit të avionit libian

Janë dorëzuar rrëmbyesit e aeroplanit të kompanisë ajrore të Libisë, i cili ishte dërguar dhunshëm në Maltë, ka shkruar në Twitter kryeministri i Maltes, Joseph Muscat.

Rrëmbyesit janë dorëzuar, janë kontrolluar dhe janë vendosur në paraburgim, ka shkruar Muscat në profilin e tij në Twitter. Rrëmbyesit pas aterrimit të aeroplanit të kompanisë Afriqiyah Airways në Maltë, fillimisht janë kërcënuar me eksploziv, nëse kërkesat e tyre nuk plotësohen. Mirëpo, më kalimin e kohës, rrëmbyesit fillimisht kanë liruar pasagjerët, pak më vonë, pjesëtarët e ekuipazhit dhe në fund janë dorëzuar edhe vet. Ende nuk janë bërë të ditura kërkesat që kanë pasur rrëmbyesit. Autoritetet malteze thanë se dy agresorët u dorëzuan te policia, pasi kishin liruar shumicën e pasagjerëve në avion. Ky i fundit, me 118 njerëz në bord, u mor peng në mëngjes, pasi u nis nga qyteti Sabha dhe ishte drejtuar për në kryeqytetin libian Tripoli. Por nën kërcënimin e një granate, agresorët e detyruan pilotin që të fluturonte drejt Maltës. Sipas medieve, bëhet fjalë për mbështetës të ish-diktatorit libian Muammar Gaddafi, që morën peng “Airbusin 320”. Në fakt, disa minuta para se ata të dorëzoheshin, valëvitën flamurin e Libisë të epokës së Gaddafit. Kjo mbështetet edhe nga zyrtarë libianë, të cilët thanë se të arrestuairt në Maltë donin që të krijonin një parti politike pro Gaddafit.

 

Tags