Rusia kritikon qëndrimet anti-ruse të Shtëpisë së Bardhë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i40306-rusia_kritikon_qëndrimet_anti_ruse_të_shtëpisë_së_bardhë
Zëvendësministri i jashtëm i Rusisë kritikoi vazhdimin e politikave anti-ruse të Shtëpisë së Bardhë dhe deklaroi se Rusia do të kundërpërgjigjet ndaj sanksioneve të rej të vendosura nga SHBA kundër Rusisë.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Dhjetor 29, 2016 16:46 Europe/Tirane
  • Rusia kritikon qëndrimet anti-ruse të Shtëpisë së Bardhë

Zëvendësministri i jashtëm i Rusisë kritikoi vazhdimin e politikave anti-ruse të Shtëpisë së Bardhë dhe deklaroi se Rusia do të kundërpërgjigjet ndaj sanksioneve të rej të vendosura nga SHBA kundër Rusisë.

Megjithatë, Sergei Riabkov nuk dha detaje në lidhje me masat që do të marrë Rusia ndaj këtyre sanksioneve. Ndër të tjera, Riabkov, në një intervistë me agjencinë e lajmeve Interfax, tha se me të tilla veprime Amerika synon të godasë interesat ekonomike të Rusisë në Siri dhe në rajonin e Lindjes së Mesme. Sipas mediave amerikane, administrata Obama përgatitet të njoftojë një sërë masash ndëshkuese kundër Rusisë për ndërhyrjen e saj në zgjedhjet e Shteteve të Bashkuara. Veprimet që pritet të ndërmerren përfshijnë sanksione dhe masa diplomatike. Ministria e Jashtme ruse reagoi përmes përfaqësueses zyrtare të saj, Maria Zakharova, e cila tha se nëse Uashingtoni ndërmerr ndonjë hap agresiv, atëherë përgjigjen do ta ketë të së njëjtës monedhë. Po u prekën misionet diplomatike ruse në Amerikë, paralajmëroi  Zakharova, ne do të hakmerremi tek diplomatët amerikanë në Rusi. Mes masave të administratës amerikane duket se do të ketë edhe sanksione ekonomike. Sipas republikanit Lindsey Graham, këto veprime do ta godasin rëndë Rusinë e sidomos Putinin si individ.