50 mijë myslimanë Rohingia shpërngulen për në Bangladesh
(last modified Fri, 30 Dec 2016 08:47:14 GMT )
Dhjetor 30, 2016 09:47 Europe/Tirane
  • 50 mijë myslimanë Rohingia shpërngulen për në Bangladesh

Ministria e jashtme e Bangladeshit njoftoi se rreth 50 mijë myslimanë Rohingia janë larguar nga Mianmari dhe janë vendosur në Bangladesh.

Sipas një njoftimi të kanalit Press Tv, ministria e jashtme e Bangladeshit ka thirrur ambasadorin e Mianmarit në Daka për të shprehur shqetësimin mbi dhunën që ushtrohet nga etnisë myslimane në Mianmar. Qeveria e Bangladeshit gjithashtu ka kërkuar rikthimin e 300 mijë myslimanëve të Mianmarit që jetojnë në formë të jashtëligjshme në këtë vend. Myslimanët Rohingia përbëjnë 4% të popullsisë në Mianmar, por ata për shkak të dhunës policisë vazhdimisht detyrohet të emigrojnë dhe largohen për në Bangladesh. Mirëpo Mianmari, myslimanët Rohingia i cilëson emigrantë të ardhur më herët nga Bangladeshi dhe kërkon dëbimin e tyre. Ushtria dhe policia e Mianmarit vazhdimisht ushtron dhunë ndaj myslimanëve duke shkaktuar vrasjen e dhe plagosjen e mijëra prej tyre. Ndërkohë në 3 muajt e kaluar rojet kufitare të Bangladeshit kanë marrë masa të ashpra për të penguar futjen e myslimanëve në këtë vend.

Tags