Keqtrajtimi i myslimanëve në Mianmar
(last modified Tue, 03 Jan 2017 06:28:14 GMT )
Janar 03, 2017 07:28 Europe/Tirane
  • Keqtrajtimi i myslimanëve në Mianmar

Publikimi i një video në lidhje me rrahjen dhe plagosjen e myslimanëve Ruhingianë nga forcat e policisë së Mianmanrit, është bërë shkak që autoritetet e këtij vendi për herë të parë të deklarojnë se do të ndëshkojnë policët që kanë kryer këtë veprim.

Në një video të publikuara së fundi, vërehet se forcat e policisë së Mianmarit kanë goditur në kokë një djalë të ri mysliman. Pastaj tre oficerë të policisë sulmojnë një fshatar i cili ishte i ulur në tokë dhe e godasin me shkopinj dhe me shqelma në kokë dhe në fytyrë. Autoritetet e Mianmarit të hënë pas publikimit të kësaj video për herë të parë kanë reaguar dhe duke thënë se do të arrestojnë dhe ndëshkojnë policët që kanë kryer këtë veprim. Kjo është në kohën kur deri më tani janë publikuar shumë video në lidhje me dhunën dhe diskriminimin e minoritetit mysliman Ruhingian nga ana e autoriteteve të Mianmarit. Provinca Rokhin në veriperëndim të Mianmarit, është vendi ku jeton një numër i madh i myslimanëve Ruhingia dhe që nga viti 2012 e deri më tani vazhdon të jetë arenë e ushtrimit të dhunës së ekstremistëve budistë kundër myslimanëve. Gjatë kësaj dhunës janë vrarë me qindra njerëz dhe me dhjetëra mijëra të tjerë janë shpërngulur me dhunë nga vendbanimet e tyre dhe janë vendosur në kampet e refugjatëve në Mianmar, Tajlandë, Malajzi dhe Indonezi.

Tags