Përfitime nga leximi i Kuranit
Një kompani ajrore nga Malajzia në bashkëpunim me lexues të Kuranit, kanë hapur kurse në avion gjatë fluturimeve ku për çdo orë udhëtim dhe marrje mësimi për leximin e Kuranit, çdo udhëtar duhet të paguajë 460 deri në 7500 dollarë.
Agjencia Malasia Free Today, shkruan se kjo kompani ofron shërbime për ata persona të cilët duan të dëgjojnë leximin e Kuranit në kohën kur avioni është në udhëtim dhe në mesin e reve. Personat që dëshirojnë të përjetojnë këtë eksperiencë duhet të paguajnë minimalisht 460 dollarë për një orë leximi i Kuranit në kohën kur avioni është në ajër. Në rast se avioni kalon mes reve kompania merr nga udhëtari shumën prej 7500 dollarëve. Kurani do të lexohet nga Sharifa Kashef Fazila Sejed Badiul Zaman një prej profesorëve të leximit të Kuranit në Malajzi.