McCain kritikon ashpër Trump-in
https://parstoday.ir/sq/news/world-i45338-mccain_kritikon_ashpër_trump_in
Senatori republikan amerikan, John McCain shfrytëzoi tribunën e Konferencës për Sigurinë në Mynih për të adresuar kritika të ashpra ndaj presidentit Trump mbi rolin e SHBA-ve në kuadër të NATO-s.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Shkurt 19, 2017 20:02 Europe/Tirane
  • McCain kritikon ashpër Trump-in

Senatori republikan amerikan, John McCain shfrytëzoi tribunën e Konferencës për Sigurinë në Mynih për të adresuar kritika të ashpra ndaj presidentit Trump mbi rolin e SHBA-ve në kuadër të NATO-s.

McCain, aktualisht kryetar i Komitetit të Senatit amerikan për Forcat e Armatosura, shprehu keqardhje për dallimet e reja të krijuara mes administratës “Trump” dhe Europës, që shkon larg vlerave universale transatlantike. McCain kritikoi po ashtu sjelljen ndaj lëvizjes së shtetasve të 7 vendeve me shumicë myslimane drejt SHBA-ve, si veprim që i ka dhënë krah propagandës së ISIS-it. Edhe pse delegacioni amerikan me në krye zv.presidentin Pence u përpoq të qetësonte gjakrat me aleatët europianë të NATO-s, senatori McCain e konsideroi të rrëmujshme në deklarime administatën “Trump”, si në rastin e shkarkimit të këshilltarit për Sigurinë, Michael Flynn, në lidhje të ngushta me rusët.