Zgjidhet përfaqësuesi i ri i përhershëm i Rusisë në OKB
https://parstoday.ir/sq/news/world-i45664-zgjidhet_përfaqësuesi_i_ri_i_përhershëm_i_rusisë_në_okb
Pesë ditë pas vdekjes së Vitali Churkin, përfaqësues i përhershëm i Rusisë në OKB, në vend të tij është emëruar Petr Ilyachev, i cili deri më tash ishte zëvendës i Churkin.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shkurt 24, 2017 12:45 Europe/Tirane
  • Zgjidhet përfaqësuesi i ri i përhershëm i Rusisë në OKB

Pesë ditë pas vdekjes së Vitali Churkin, përfaqësues i përhershëm i Rusisë në OKB, në vend të tij është emëruar Petr Ilyachev, i cili deri më tash ishte zëvendës i Churkin.

Sipas Parstoday, ky diplomat rus që nga viti 2013 ka qenë anëtar i komisionit përfaqësues të Rusisë në OKB dhe ka përvojë të gjatë në diplomaci sidomos në bashkëpunimet e tij me Churkin. Zyra për informim e komisionit përfaqësues të Rusisë në OKB, sot (e premte) ka njoftuar se Ilyachev, 51 vjeç, ka filluar punën si kryetar i këtij komisionit.