Marrëdhënie plot tension midis Rusisë dhe Amerikës
https://parstoday.ir/sq/news/world-i48786-marrëdhënie_plot_tension_midis_rusisë_dhe_amerikës
Ministria e jashtme e Rusisë i ka përshkruar marrëdhëniet midis Rusisë dhe Amerikës si më të tensionuarat që nga koha e Luftës së Ftohtë.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Prill 11, 2017 19:56 Europe/Tirane
  • Marrëdhënie plot tension midis Rusisë dhe Amerikës

Ministria e jashtme e Rusisë i ka përshkruar marrëdhëniet midis Rusisë dhe Amerikës si më të tensionuarat që nga koha e Luftës së Ftohtë.

Ministria e jashtme e Rusisë të martën në një deklaratë njëkohësisht me vizitën e sekretarit të DASH Rex Tillerson në Rusi, ka thënë se marrëdhëniet midis Rusisë dhe SHBA janë shumë të tensionuara që nga koha e sulmit amerikan kundër një baze ajrore në Siri. Sipas kësaj ministrie, sulmi amerikan në Siri përbën shkelje të standardeve ndërkombëtare dhe veprimet e tilla forcojnë terroristët.