Mogherini dhe Amano shqyrtojnë procesin e zbatimit të marrëveshjes bërthamore
(last modified Tue, 05 Sep 2017 06:13:29 GMT )
Shtator 05, 2017 08:13 Europe/Tirane
  • Mogherini dhe Amano shqyrtojnë procesin e zbatimit të marrëveshjes bërthamore

Federika Mogherini, shefja e diplomacisë evropiane të BE dhe Jokia Amano, drejtori i përgjithshëm i ANEA, gjatë një takimi të zhvilluar të hënën pasdite, kanë shqyrtuar procesin e zbatimit të marrëveshjes bërthamore.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se takimi mes Mogherinit dhe Amanos është zhvilluar gjatë punimeve të konferencës së quajtur "Forumi Strategjik Bled" në Slloveni disa ditë pas publikimit të raportit të ri periodik të ANEA në lidhje me procesin e zbatimit të marrëveshjes bërthamore. ANEA të enjten e kaluar në raportin e tetë periodik të saj përsëri konfirmoi se Irani ka zbatuar të gjitha zotimet e veta në kuadër të marrëveshjes bërthamore. Para kësaj edhe OKB dhe Këshilli i Sigurimit kanë pohuar se Republika Islamike e Iranit ka zbatuar të gjitha angazhimet e saj në kuadër të marrëveshjes bërthamore. Vlen të theksohet se marrëveshja bërthamore e nënshkruar mes Iranit dhe Grupit 5+1 ka filluar të zbatohet që nga janari i vitit 2016, mirëpo qeveria e Amerikës si një prej anëtarëve të G 5+1, gjithnjë po shkel këtë marrëveshje.

Tags