Pezeshkian: Izraeli haptazi dhe fshehurazi ka mbështetur ISIS/ Irani i gatshëm për zgjerimin e bashkëpunimeve
(last modified 2024-09-25T18:09:02+00:00 )
Shtator 25, 2024 20:09 Europe/Tirane
  • Pezeshkian: Izraeli haptazi dhe fshehurazi ka mbështetur ISIS/ Irani i gatshëm për zgjerimin e bashkëpunimeve
    Pezeshkian: Izraeli haptazi dhe fshehurazi ka mbështetur ISIS/ Irani i gatshëm për zgjerimin e bashkëpunimeve

ParsToday - Presidenti i Republikës Islamike të Iranit deklaroi: "Irani është i gatshëm të ketë marrëdhënie efektive dhe të barabarta me fuqitë e botës dhe fqinjët e tij për të ndërtuar një botë më të mirë".

Presidenti i Iranit Masoud Pezeshkian kritikoi tërheqjen e Amerikës nga marrëveshja bërthamore (JCPOA) të martën në sesionin e 79-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara dhe shtoi: "Irani dhe fuqitë botërore arritën JCPOA me një qasje të orientuar drejt mundësive. Teherani në shkëmbim të njohjes së të drejtave të Iranit dhe heqjes së sanksioneve pranoi nivelin më të lartë të monitorimit në fushën e teknologjisë bërthamore, por tërheqja e njëanshme e Donald Trump nga JCPOA tregoi një pikëpamje të orientuar drejt kërcënimit në fushën politike dhe një pikëpamje të orientuar drejt fuqisë në fushën ekonomike".

Masoud Pezeshkian në këtë drejtim, duke iu referuar faktit se Irani i përmbahet të gjitha angazhimeve të tij në JCPOA sipas konfirmimeve të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, theksoi: "Teherani është i gatshëm të ndërveprojë me anëtarët e JCPOA dhe nëse angazhimet e JCPOA zbatohen plotësisht dhe me mirëbesim, atëherë mund të hyjmë në dialog edhe për çështje të tjera".

Presidenti i Republikës Islamike të Iranit duke iu drejtuar popullit të Amerikës, deklaroi:

"Nuk është Irani që ka ndërtuar një bazë ushtarake pranë kufijve tuaj, nuk është Irani që ka sanksionuar vendin tuaj dhe ka penguar marrëdhëniet tuaja tregtare me botë. Nuk është Irani ai që ju pengon të keni qasje në medikamente. Nuk është Irani që ju ka penguar të hyni në sistemin bankar dhe monetar të botës. Nuk është Irani që vrau shefat tuaj të ushtrisë, por ishte Amerika që vrau komandantin më të dashur ushtarak të Iranit në aeroportin e Bagdadit".

Duke theksuar se sanksionet janë një armë shkatërruese dhe çnjerëzore që përdoret për të paralizuar ekonominë e vendit, Pezeshkian shtoi: "Privimi nga qasja në medikamente jetike është një nga pasojat më të dhimbshme të sanksioneve, e cila rrezikon jetën e mijëra njerëzve të pafajshëm, kjo nuk është vetëm një shkelje e qartë e të drejtave të njeriut por edhe një krim kundër njerëzimit".

Presidenti i Republikës Islamike të Iranit gjithashtu gjatë fjalës së tij në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, vuri në dukje edhe krimet e Izraelit në rajonin e Azisë Perëndimore dhe tha:

"Në vitin e kaluar, njerëzit e botës e kanë parë natyrën e vërtetë barbare të regjimit izraelit. Ata kanë parë sesi krerët e këtij regjimi kryejnë krime dhe në njëmbëdhjetë muaj vranë më shumë se 41 mijë njerëz të pafajshëm në Rripin e Gazës, shumica e të cilëve ishin gra dhe fëmijë të pafajshëm, por Izraeli dhe mbështetësit e tij e quajnë gjenocidin, foshnjavrasjen, krimet e luftës dhe terrorizmin shtetëror si “mbrojtje legjitime”.

Massoud Pezeshkian theksoi se e vetmja mënyrë për t'i dhënë fund makthit 70-vjeçar të pasigurisë në Azinë Perëndimore dhe në botë është rivendosja e së drejtës për vetëvendosje të popullit të Palestinës, duke shtuar: "Komuniteti ndërkombëtar duhet të ndalojë menjëherë dhunën dhe luftën e regjimit sionist në Rripin e Gazës dhe në Liban”.

Presidenti i Republikës Islamike të Iranit duke deklaruar mbështetjen e Iranit ndaj lëvizjeve çlirimtare dhe popullore, theksoi se është Izraeli ai që ka vrarë shkencëtarët, diplomatët dhe mysafirët tanë në tokën iraniane dhe ka mbështetur ISIS-in dhe grupet terroriste në mënyrë të fshehtë dhe të hapur.

Masoud Pezeshkian deklaruan më tej se Irani dëshiron paqe për të gjithë, përfshirë popullin e Ukrainës dhe Rusisë, dhe theksoi se Republika Islamike e Iranit, ndërkohë që kundërshton luftën dhe thekson nevojën për ndalimin e shpejtë të konflikteve ushtarake në Ukrainë, mbështet dhe beson në çdo zgjidhje paqësore, sepse vetëm përmes dialogut do të përfundojë kjo krizë.

 

Tags