4 shtete padisin Trump për anulimin e programit DACA
Katër shtete të Amerikës në mesin e tyre edhe Kalifornia, kanë paraqitur padi kundër presidentit të SHBA për shkak të anulimit të programit të emigracionit DACA.
Agjencia e lajmeve Reuters njoftoi se Khavier Bisra, prokuror i përgjithshëm i Kalifornisë, të hënën deklaroi se vendimi i Donald Trump, presidentit të Amerikës, për anulimin e programit DACA i ka dhënë një goditje të rëndë ekonomisë së këtij shteti me popullsinë më të madhe në Amerikë sepse ekonomia e këtij shteti varet nga fuqia punëtore e emigrantëve. Autoritetet e shteteve Minnesota, Maine dhe Maryland gjithashtu së bashku me Kaliforninë, kanë paraqitur një padi kundër Trump në Gjykatën Federale në San Francisko. Presidenti i Amerikës javën e kaluar njoftoi anulimin e programit të miratuar vitin 2012 të quajtur DACA në bazë të të cilit ata të cilët që nga fëmijëria hynin në Amerikë, merrnin leje qëndrimi dhe punësimi të përkohshëm.