Associated Press: Trump sot vazhdon pezullimin e sanksioneve të Iranit
https://parstoday.ir/sq/news/world-i59071-associated_press_trump_sot_vazhdon_pezullimin_e_sanksioneve_të_iranit
Parashikohet që sot njëkohësisht me lëshimin e një deklarate me ton të ashpër kundër Teheranit, Uashingtoni do ta vazhdojë pezullimin e sanksioneve ndaj Iranit në bazë të marrëveshjes bërthamore.
(last modified 2026-06-18T18:22:28+00:00 )
Shtator 14, 2017 08:18 Europe/Tirane
  • Associated Press: Trump sot vazhdon pezullimin e sanksioneve të Iranit

Parashikohet që sot njëkohësisht me lëshimin e një deklarate me ton të ashpër kundër Teheranit, Uashingtoni do ta vazhdojë pezullimin e sanksioneve ndaj Iranit në bazë të marrëveshjes bërthamore.

Agjencia e lajmeve Associated Press njoftoi se Donald Trump, presidentin e Amerikës sot ekziston mundësia që duke lëshuar një deklarate me ton të ashpër kundër Iranit, do të vazhdojë pezullimin e sanksioneve ndaj këtij vendi në bazë të marrëveshjes bërthamore. Të enjten është dita e fundit kur Trump duhet të vazhdojë pezullimin e sanksioneve dhe më parë është paraparë që pezullimi i sanksioneve ndaj Iranit të vazhdohet në bazë të marrëveshjes bërthamore të Vjenës. Megjithëkëtë, Associated Press shkruan se Trump është i vendosur që në gjysmën e muajt tetor të mos konfirmojë zbatimin e marrëveshjes bërthamore nga ana e Iranit. Funksionarët amerikanë pohojnë se Trump është i vendosur në lidhje me këtë çështje dhe kjo mund ta vë në rrezik vazhdimin përsëri të pezullimit të sanksioneve ndaj Iranit. Vazhdimi i pezullimit dhe gjithashtu konfirmimi ose moskonfirmimi i zbatimit të marrëveshjes bërthamore të Vjenës nga ana e Iranit aktualisht ndodhet në një periudhë kohore në të cilën Uashingtoni është duke rishikuar politikat e tij ndaj Iranit. Kjo është në kohën kur ANEA javën e kaluar në raportin e saj të tetë ka deklaruar se Iranit po i qëndron besnikë zotimeve të tij në kuadër të marrëveshjes bërthamore.